Paralajmëron Rrahman Jasharaj: Mund të kërkojmë sërish shtyerje të vitit të ri shkollor

Paralajmëron Rrahman Jasharaj: Mund të kërkojmë sërish shtyerje të vitit të ri shkollor

      Ministria e Arsimit dhe Shkencës një ditë më parë ka bërë të ditur për shtyrjen e vitit shkollor për 14 shtator për shkak të situatës me COVID-19 në vend. Shtyrja e fillimit të vitit shkollor ishte edhe kërkesë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK). Në lidhje me shtyrjen e […]

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës një ditë më parë ka bërë të ditur për shtyrjen e vitit shkollor për 14 shtator për shkak të situatës me COVID-19 në vend. Shtyrja e fillimit të vitit shkollor ishte edhe kërkesë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK).

Në lidhje me shtyrjen e vitit shkollor, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera arsimore e kanë kuptuar drejt apelin e SBASHK-ut për shtyrjen e vitit të ri shkollor.

Jasharaj theksoi se duhet të jetë të mjaftueshme shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor për dy javë, nëse Ministria e Arsimit koncentrohet vetëm në përgatitjet e duhura dhe nuk i kthehet debateve të tyre.

Nëse nuk bëhen përgatitjet e duhura siç tha ai, SBASHK-u sërish do të kërkoj shtyrje dhe kjo sipas tij në të mirë të nxënësve që mos të infektohen nga coronavirusi.

“Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera arsimore e kuptuan drejt apelin e SBASHK-ut, për shtyrjen e vitit të ri shkollor. Ne kishim vërejtur që shkollat nuk ishin përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor dhe kërkuam që të shtyhet deri në përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që nxënësit të jenë të sigurt për shëndetit e tyre. Nëse Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera koncentrohen në punë e përgatitje dhe nuk i kthehen debateve, mund të jenë të gatshëm për dy javë t’i kryejnë të gjitha përgatitjet e nevojshme, por nëse ndodh e kundërta atëherë SBASHK-u prapë do të dal dhe do të kërkoj të njëjtën gjë. SBASHK-u do t’i përcjell nga afër, dhe nëse kemi informacione se mund të kemi rrezik ne prapë do të dalim dhe të kërkojmë shtyrje. Qëllimi ynë është mbrojta e nxënësve nga COVID-19…Nëse ata veprojnë siç duhet për dy javë mund t’i kryejnë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Jasharaj për Telegrafin.

Ndryshe, ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar Master-Planin e projektit për mësimin 2020. Dokumenti prezanton tre skenarë të ndryshëm, të mundshëm për organizimin e mësimit, sipas kushteve dhe situatave të ndryshme në institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë:

  1. a) Organizimi i mësimit në shkolla – kërkon investime në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim të shkollave;
  2. b) Mësimi i kombinuar (mësimi në shkolla dhe mësimi në distancë) – kërkon gjithashtu investim në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim. Kërkon angazhim e stafit ndihmës-rezervë duke përfshirë mësues, punëtorë teknik, mjek dhe psikolog. Ky opsion kërkon që njëkohësisht të zhvillohet edhe mësimi online.
  3. c) Mësimi online dhe në distancë – ky opsion kërkon sigurimin dhe blerjen e pajisjeve teknologjike dhe zhvillimin e mësimit online.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?