Palmer për pozicionin amerikan: Jemi të fokusuar për të mbështetur BE’në në dialogun Kosovë -Serbi

Palmer për pozicionin amerikan: Jemi të fokusuar për të mbështetur BE’në në dialogun Kosovë -Serbi

“Ne jemi të fokusuar që të mbështesim procesin e drejtuar nga Bashkimi Europian që do të çojë në një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Mattheë Palmer, ZëvendësAsistent i Sekretarit të Shtetit në SHBA dhe Përfaqësues i Veçantë për Ballkanin Perëndimor. Palmer shprehu qëndrimet e tij gjatë një interviste për Ballkanin Perëndimorë, organizuar nga […]

Palmer shprehu qëndrimet e tij gjatë një interviste për Ballkanin Perëndimorë, organizuar nga Balkan Insider – një portal interneti që merret me çështje që lidhen me Ballkanin.

Diplomati amerikan vuri theksin në, atë që thotë ai, formën ideale, marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës që do të dërgojë në njohje reciproke.

“Historia e shkëmbimit të territoreve, apo cdo aspekt tjetër i marrëveshjes, heqë vëmendjen nga një qëllim kryesor: Për Serbinë dhe Kosovën dhe Qeveritë e tyre që të ulen dhe të punojnë në gjetjen e rrugës për normalizim të marrëdhënieve”, thotë Palmer.

“Ne mbështesim procesin, andaj mendoj se është e parëndësishme dhe destruktive që të bisedojmë për tema të tilla sikur shkëmbimi i territoreve. Ne duhet që të mendojmë se çfarë duhet të bëhet në mënyrë që pjesëmarrësit në negociata të përparojnë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do ti jepte fund një herë e përgjithmonë mosmarrëveshjes”, ka thënë ai.

Në pjesën e përafqësimit për Serbinë dhe Kosovën, përfaqësuesi i veçantë i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor kujtoi se të dy palët rinovuan bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Europian dhe Mirosllav Lajçak – kur e shënoi atë si një mik të dashur dhe bashkëpunëtor të ngushtë.

“Unë jam thjesht i lumtur që kthehem në biznes. Kohët e fundit jam takuar këtu në Uashington me Skender Hysenin – përfaqësuesin e Kosovës në atë proces. Ka shumë punë përpara tyre – pjesëmarrësit e huaj në negociata janë të angazhuar për tu bërë përparimi i nevojshëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë do të ristartonte marrëdhëniet në rajon dhe do të inkurajojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që janë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” nënvizoi Palmer.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?