OBSH me udhëzime të reja: Fëmijët mbi 12 vjeç të mbajnë maska si të rriturit

Organizata Botërore e Shëndetësisë në përpjekje për të përmirësuar situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, u ka rekomanduar fëmijëve mbi 12 vjeç të mbajnë maska në ambientet publike njëjtë si të rriturit. Ky udhëzim vlen në veçanti kur ata nuk mund ta kenë të mundur mbajtjen e distancës për të paktën një metër nga […]
Ky udhëzim vlen në veçanti kur ata nuk mund ta kenë të mundur mbajtjen e distancës për të paktën një metër nga të tjerët, shpjegon agjencia shëndetësore e KB në udhëzimet e reja të krijuara në bashkëpunim me Unicef.
Rastet e infektimeve me Covid-19 në të gjithë botën po pësojnë një rritje të ndjeshme dhe të gjitha shtetet po rishikojnë edhe njëherë masat parandaluese.












