OBSH-ja i kërkon Rusisë të respektojë udhëzimet për prodhimin e vaksinave

OBSH-ja i kërkon Rusisë të respektojë udhëzimet për prodhimin e vaksinave

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i kërkoi Rusisë të ndiqte udhëzimet e përcaktuara për prodhimin e vaksinave të sigurta dhe efektive. Moska ka njoftuar për planet që së shpejti të fillojë me prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rusia tha të hënën se synon të nisë prodhimin në masë të […]

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i kërkoi Rusisë të ndiqte udhëzimet e përcaktuara për prodhimin e vaksinave të sigurta dhe efektive.

Moska ka njoftuar për planet që së shpejti të fillojë me prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rusia tha të hënën se synon të nisë prodhimin në masë të një vaksine në shtator dhe do të zgjerojë prodhimin në “disa milionë” doza në muaj, brenda vitit të ardhshëm, raporton Reuters.

OBSH-ja theksoi se të gjitha kompanitë kandidate për prodhimin e vaksinave duhet të kalojnë fazat e plota të testimit para se të fillojnë prodhimin.

“Ka praktika të vendosura dhe ka udhëzime për këtë”, u tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, gazetarëve në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Shkencëtarët në Perëndim kanë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë e zhvillimit të vaksinave ruse, duke sugjeruar që studiuesit mund të jenë nën presionin e autoriteteve për të ofruar një zgjidhje sa më shpejt.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se mund të mos ketë kurrë një vaksinë perfekte për COVID-19.

Më shumë se 18 milionë njerëz në mbarë botën raportohet se janë infektuar me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19, dhe mbi 690 mijë kanë vdekur. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?