OAK: Barra e pushimit të lehonisë të merret përsipër nga shteti

OAK: Barra e pushimit të lehonisë të merret përsipër nga shteti

Oda e Afarizmit të Kosovës ka ripërsëritur kërkesën për ndryshim-plotësim e Ligjit të Punës dhe Ligjin e Pushimit të Lehonisë tek ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica. OAK nëpërmjet një komunikate thotë se tash e një kohë ka adresuar propozimet lidhur me ndryshim-plotësimin e Ligjit të Punës dhe Ligjit të Pushimit të Lehonisë, […]

Oda e Afarizmit të Kosovës ka ripërsëritur kërkesën për ndryshim-plotësim e Ligjit të Punës dhe Ligjin e Pushimit të Lehonisë tek ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica.

OAK nëpërmjet një komunikate thotë se tash e një kohë ka adresuar propozimet lidhur me ndryshim-plotësimin e Ligjit të Punës dhe Ligjit të Pushimit të Lehonisë, të cilat janë krijuar pas hulumtimeve dhe diskutimeve me bizneset.

“Në këtë kërkesë theksohet nenit 34, i cili thotë që “Punonjësi e ka të drejtën e shkëputjes së kontratës së punës në mënyrë të njëanshme “dhe, “Punonjësi me kontratë me afat të caktuar për shkëputjen e kontratës, duhet ta informoj punëdhënësin paraprakisht në formë të shkruar në afatin prej 15 ditësh, ndërsa për kontratat me afat të pacaktuar, paralajmërimi i shkëputjes së kontratës është 30 ditë paraprake”. Meqë rast Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar që për kontrata me afat të caktuar, paralajmërimi i dorëheqjes apo largimit nga puna të jetë 30 ditë për të dyja palët, ndërsa për kontratat me afat të pacaktuar, paralajmërimi dorëheqjes apo largimit nga puna të jetë 90 ditë për të dyja palët. Gjithashtu, sipas nenit 42 që thotë ”Nëse kontrata e punës shkëputet, sipas Nenit 35 barra e provës mbetet mbi punëdhënësin”, ku në këtë rast mund të vërejmë që në rast se punëtori largohet nga puna pa paralajmërim nuk ka asnjë ndëshkim, ndërsa kur punëdhënësi e largon punëtorin pa paralajmërim mund të gjobitet deri në vlerën 40.000 euro. Në këtë kërkesë përmendet dhe Ligji i Pushimit të Lehonisë, ku Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që pagesa e pushimit të lehonisë të mbulohet 100% nga shteti. Duke pasur parasysh që Kosova është vendi me papunësinë më të madhe në rajon dhe shkallën e punësimit të femrave prej 12.6% nga 600,000 femra në moshë pune, OAK e konsideron që kjo është një nga arsyet e papunësisë së tyre pasi që shumë biznese hezitojnë të punësojnë femra në momentin që e konsiderojnë që në të ardhmen ata duhet të paguajnë 70% të pagës bazë për 6 muaj dhe njëkohësisht të paguajnë një punëtorë/e të ri për të njëjtin vend të punës”, thuhet në komunikatën e Odës.

Në fund të shkresës së dërguar, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga ministri Skënder Reçica që të merren parasysh këto propozime duke i cilësuar të nevojshme për ndryshime në njërën anë për punëdhënësit dhe punëmarrësit, po ashtu për rritjen e punësimit të femrave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?