Një i dyshuar për krime lufte arrestohet në Londër

Policia Metropolitane ka arrestuar një burrë në Londër pasi dyshohet i lidhur me krimet e luftës që kanë ndodhur në luftën qytetare në Liberi. 45 vjeçari ishte ndaluar në jug-lindje të Londrës në orën 7 e 20 të mëngjesit të ditës së sotme dhe është dërguar në mbajtje në stacionin policor të Londrës qendrore. Zyrtarët […]
45 vjeçari ishte ndaluar në jug-lindje të Londrës në orën 7 e 20 të mëngjesit të ditës së sotme dhe është dërguar në mbajtje në stacionin policor të Londrës qendrore.
Zyrtarët policorë janë në kërkim të një adrese tjetër në zonën juglindore dhe hetimi po vazhdon, ka thënë Scotland Yard, transmeton Periskopi.
Ai u arrestua nga zyrtarët policorë prej Ekipit për Krime Lufte të Policisë Metropolitane.
Rreth 250 mijë njerëz ishin vrarë në Liberi gjatë kësaj periudhe, ndërsa mijëra të tjerë ishin gjymtuar dhe përdhunuar. /Periskopi












