Nesër sërish nxeht, ja temperaturat për dy ditët e ardhshme

Nesër sërish nxeht, ja temperaturat për dy ditët e ardhshme

Edhe nesër priten temperatura të larta në Republikën e Kosovës, shkruan Prishtina Weather. Ditën e martë do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Orëve të pasdites vranësirat do të shtohen, e priten mundësi edhe për reshje lokale shiu pasdite më vonë dhe gjatë natës. Depërtimi i një cikloni nga Atlantiku në rajon, […]

Edhe nesër priten temperatura të larta në Republikën e Kosovës, shkruan Prishtina Weather.

Ditën e martë do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Orëve të pasdites vranësirat do të shtohen, e priten mundësi edhe për reshje lokale shiu pasdite më vonë dhe gjatë natës. Depërtimi i një cikloni nga Atlantiku në rajon, nga dita e mërkurë sjell përkeqësim të motit dhe ndryshim të vlerave termike, nga një mot shumë i nxehtë që mbretëroj ditëve të shkuara në mot më të ftohtë. Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve, parashihet që ditën e mërkurë të ketë zhvillime të shtrëngatave me shi që nga orët e mëngjesit. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive, me mundësi edhe për breshër. Zhvillime të rrebesheve me bubullima do të vazhdojnë edhe mëngjesin e ditës së enjte.

Sipas parashikimeve të fundit, ditën e premte dhe fundjavë do të mbretëroj mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, e orëve të pasdites priten rrebeshe me bubullima.

Indeksi i rrezeve UV të martën mbetet në vlera shumë të larta, e ditën e mërkurë do të zbres në vlera mesatare.

4.08.2020 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell deri në orët e pasdites. Pasdite vranësirat do të shtohen, me mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë më vonë pasdite dhe gjatë natës. Temperaturat në vise të ulëta 18C deri 36C, e në vise malore 15C deri 27C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 9.

5.08.2020 – Më freskët dhe kryesisht vranët. Që nga mëngjesi paraqiten kushte për zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi, të cilat do të zhvillohen edhe gjatë ditës dhe në mbrëmje. Vende-vende reshjet do të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër. Reshje lokale shiu kohëpaskohe do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 24C, e në vise malore 13C deri 18C. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-verilindja 2-9m/s. Indeksi UV: 3.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?