Navalny ishte nën mbikëqyrje të sigurimit rus

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili po mjekohet në një spital gjerman pas një helmimi të dyshuar, ishte nën mbikëqyrje nga agjentët federalë të sigurimit rus, gjatë udhëtimit të tij të fundit në Siberi, raporton një gazetë ruse. Oficerët e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) monitoruan lëvizjet e Navalny, tha gazeta Moskovsky […]
Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili po mjekohet në një spital gjerman pas një helmimi të dyshuar, ishte nën mbikëqyrje nga agjentët federalë të sigurimit rus, gjatë udhëtimit të tij të fundit në Siberi, raporton një gazetë ruse.
Oficerët e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) monitoruan lëvizjet e Navalny, tha gazeta Moskovsky Komsomolets, duke cituar burime të agjencive ruse të sigurisë.
Vëzhgimi përfshinte oficerë të veshur si civilë dhe kamerat në objekte dhe rrugë, shkruan gazeta.












