Mustafa flet rreth përçarjeve në koalicion, paralajmëron takim me Haradinajn

Mustafa flet rreth përçarjeve në koalicion, paralajmëron takim me Haradinajn

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të kreut të AAK-së dhe partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit, mbrëmë në televizionin publik, dha shenja se koalicioni mund të prishet nëse nuk koordinohen për negociatat finale me Serbinë. Mustafa për gazetën Objektiv tha se shumë shpejt do ta takoj kreun e […]

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të kreut të AAK-së dhe partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit, mbrëmë në televizionin publik, dha shenja se koalicioni mund të prishet nëse nuk koordinohen për negociatat finale me Serbinë.

Mustafa për gazetën Objektiv tha se shumë shpejt do ta takoj kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, për t’i diskutuar përçarjet që janë shfaqur ditëve të fundit në media, nga partnerët e koalicionit.

“Unë jam ballafaquar me Covid deri para pak ditësh. Sa ta marrë veten, do të takohem me z. Haradinaj. Do t’i bisedojmë të gjitha çështjet të cilat po hapen ne media. Koalicioni është themeluar mbi bazat e besimit reciprok, prandaj do të investojmë që ky besim të kultivohet”, ka thënë Mustafa për gazetën Objektiv.

Mbrëmë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  në RTK ka thënë se partia e tij nuk është pjesë e dialogut me Serbinë, e për këtë gishtin e ka drejtuar nga kryeministri Avdulalh Hoti.

“Nëse kryeministri punon vet si LDK, e mban vet përgjegjësinë vet si LDK, aktualisht çdo gjë që është duke ndodhur në dialog kryeministri Hoti është duke punuar vet si LDK pa mu, sepse mu nuk më ka marrë në tavolinë kur është ulë në tavolinë me Serbinë, jo mua, se unë s’jam pjesë e delegacionit, po s’e ka marrë njeriun që ia kam dhënë me vetë për të cilin unë e kam dialogu. Unë nuk jam pjesë e këtij dialogu”, tha Haradinaj për televizionin publik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?