MSH sqaron tre skenarët e mundshëm e fillimit të vitit të ri shkollor në Kosovë

MSH sqaron tre skenarët e mundshëm e fillimit të vitit të ri shkollor në Kosovë

Viti shkollor 2020/2021 mund të fillojë përsëri në distancë. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur për Radio Kosovën, se janë duke bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të fillojë në mënyrë të rregullt, por nëse kjo pamundësohet për shkak të pandemisë, atëherë mësimi mund të zhvillohet online. Ministria njoftoi se është duke u përgatitur […]

Ashtu siç përfundoi viti shkollor 2019/20 përmes platformës online, mund edhe të fillojë mësimi në shtator përmes kësaj platforme. Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Diellza Kukaj, tha për Radio Kosovën se Ministria po bën të gjitha përpjekjet për të filluar mësimi në mënyrë të rregullt. Por, ajo theksoi së nëse institucionet përkatëse shëndetësore nuk e rekomandojnë këtë për shkak të pandemisë, atëherë është duke u përgatitur një koncept-dokument për mësimin në distancë.

“Ministria e Arsimit është duke konsultuar praktikat më të mira në rajon, për mbajtjen e mësimit në distancë, me kosto më të përshtatshme në kushte dhe mundësitë në Kosovë, në përputhje me parimet e ekonomisë, efikasitetit dhe efektivitetit, në mënyrë që viti i ri shkollor të jetë mirë i përgatitur, më gjithëpërfshirës dhe më cilësor.”

Zëdhënësja Kukaj, bëri të ditur se janë përgatitur edhe tre skenarë të cilët do të realizohen në përputhje me shkallën e rrezikut nga virusi COVID-19.

“Është skenari i parë, që do të thotë të kemi mësim me prezencë në institucione, ku parashihet të mbrohemi me masat e rekomanduara, si shkurtimi i orëve, distanca, shkurtimi i grupeve, etj; Skenari i dytë parasheh mësimin e kombinuar: prezent dhe mësimin në distancë dhe skenari i tretë, nënkupton kushtet që nuk parashihet të mbahet mësimi në shkollë, atëherë kemi mësimin në distancë në TV dhe përmes platformës online.”

Gjysmë vjetori i parë i vitit shkollor 2019/20 ishte zhvilluar në shkolla, ndërsa më 12 mars mësimi në objekte shkollore ishte ndërprerë për të rifilluar më 23 mars përmes RTK-së, pasi u regjistruan rastet e reja me COVID-19. Mësimi nga distanca ishte domosdoshmëri pas situatës së krijuar nga pandemia. Pas zhvillimit të mësimit, ishte bërë edhe një udhëzues për vlerësimin e nxënësve nga distanca. Sipas Ministrisë së Arsimit, në mësimin online janë përfshirë 89.4 për qind e nxënësve, ndërsa të tjerët nuk janë përfshirë në mungesë të teknologjisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?