MSH i reagon Konjufcës për akuzat rreth licencimit të laboratoreve private për COVID-19

MSH i reagon Konjufcës për akuzat rreth licencimit të laboratoreve private për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë me anë të një reagimi për media i është përgjigjur Vetëvendosjes dhe pretendimeve të kësaj partie se kinse për kryerjen e testeve për COVID-19, janë licensuar laboratorë privatë të cilët nuk janë as të regjistruar si biznese. Me anë të një reagimi, MSH ka thënë se certifikata e biznesit nuk është kriter […]

Ministria e Shëndetësisë me anë të një reagimi për media i është përgjigjur Vetëvendosjes dhe pretendimeve të kësaj partie se kinse për kryerjen e testeve për COVID-19, janë licensuar laboratorë privatë të cilët nuk janë as të regjistruar si biznese.

Me anë të një reagimi, MSH ka thënë se certifikata e biznesit nuk është kriter për licencimin e këtyre laboratoreve, ngase sipas tyre institucionet kanë licenca valide për veprimatrinë e tyre, shkruan lajmi.net.

“Ndërlidhur me deklarimin e deputetit Glauk Konjufca, sot  në një konferencë për media, se kinse Ministria e Shëndetësisë ka licencuar për kryerje të testimeve  për Covid-19 laboratorë privat të cilët nuk janë as të regjistruara si biznese, Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private i Ministrisë së Shëndetësisë sqaron se ky bord ka bërë licencimin e vetëm atyre laboratorëve të cilët i kanë plotësuar kriteret”, thuhet në reagim.

“Sa i përket certifikatës së biznesit, ajo nuk është kriter i aplikimit për lëshimin e lejes për kryerjen e testeve covid-19 , duke qenë se institucionet kanë pasur licenca valide si veprimtari dhe ato e kanë pasur për obligim që certifikatën e biznesit ta dëshmojnë në momentin e aplikimit për licencimit të institucionit si tërësi”, thuhet tutje aty.

“ Për informim të drejtë, shërbimi i testimit është një shërbim shtesë në kuadër të institucioneve të licencuara edhe më parë për ushtrim të veprimtarive të ndryshme mjekësore”, thuhet në reagim.

“Përndryshe, pa certifikatë të biznesit, ato nuk mund të licencohen për ushtrimin e asnjë veprimtarie shëndetësore”, thuhet tutje aty.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?