MPB: Gazetarët nuk pengohen nga policia edhe pas orës 22:30

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme ka rikonfirmuar se gazetarët dhe punonjësit tjerë të mediave nuk do të gjobiten nga policia edhe pas roës 22 e 30 Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga AGK. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar shqetësime nga […]
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme ka rikonfirmuar se gazetarët dhe punonjësit tjerë të mediave nuk do të gjobiten nga policia edhe pas roës 22 e 30
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga AGK.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar shqetësime nga disa kolegë gazetarë se nga dita e enjte do të gjobiten njëjtë si qytetarët e tjerë nëse shkelin orarin e lëvizjes së lirë. Në lidhje me këtë, AGK menjëherë ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar asgjë në vendimin për lejimin e lëvizjes për gazetarët dhe punonjësit medial”, ka njoftuar AGK.












