Momenti kur Navalny piu çajin që dyshohet se u helmua: Gjithçka rreth dramës së liderit opozitar rus

Lideri opozitar rus Alesei Navalny përfundoi në koma pasi piu një caj para se të nisej në një udhëtim me aeroplan. Bota dyshon se ai u helmua. Rusia thotë se ‘është e paqartë se cka ndodhi me të”. Berlini po lufton që ta marrë në trajtim Navalnyn – kritikun më të madh të Vladimir Putinit. […]
Lideri opozitar rus, Alexei Navalny do të dalë jasht Rusisë për trajtim, pasi gruaja e tij e ka lutur presidentin rus Vladimir Putin që ta lejojë këtë, pasi që doktorët në spitalin ku po trajtohej – në Siberi – kanë deklaruar se ai ka problem me zemrën.
(Lideri opozitar rus, Navalny, duke pire cajin qe dyshohet se e helmoi, pak para se te niste udhetimin me aeroplan)
Gruaja e Navalnyt, Yulia, i është lutur rivalit të përbetuar të burrit të saj, Vladimir Putinit, që të lejojnë ta heqin nga spitali në Siberi ku është në koma, pasi dyshohet se u helmua me caj.
Gruaja e Navalnyt, nuk e ka pasur të lejuar ta shoh atë deri dje. Ajo ka thënë se ‘është shumë e rëndësishme që trajtimi i tij të bëhet në Gjermani’.
(Gruaja e Navalnyt, Yulia)
Disa doktorë gjermanë sot kanë vizituar Navalnyn në spital me kërkesën që ta transferojnë atë për në Berlin. Fillimisht kjo nuk është lejuar, por Putin duket se ka dëgjuar lutjet e gruas së Navalnyt dhe më pas, është raportuar se ai do të transferohet për trajtim në Berlin, shkruan DailyMail, përkthen Periskopi.
Doktorët gjermanë janë lejuar të vizitojnë shkurt 44 vjecarin dhe më pas kanë konstatuar se ai mund të transferohet (gjendja e tij mund ta përballojë fluturimin).
Kryedoktori në spitalin Siberian, Alesander Murakohovsky, ka mohuar zërat se ‘nuk kanë lejuar që Navalny të transferohet në ndonjë spital tjetër’ por se ka thënë ‘gjendja e zemrës së tij nuk është e mirë’.
(Foto: Alesander Murakohovsky)
Ai po ashtu ka deklaruar se ‘kimikale industriale’ janë gjetur në duart dhe rrobat e tij, por nuk ka dhënë më shumë detaje se për cka në të vërtetë bëhet fjalë.
Mjekët në spital kanë këmbëngulur se ‘vendi ku ata punojnë ka kapacitet ta trajtojë Navalnyn’ përkundër kushteve të tmerrshme që duken në fotografi nga spitali, i ndërtuar që në epokën sovjetike.
(Fotot me poshte: Spitali ku po trajtohet Navalny)
Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh ka kritikuar shtetin rus se ka bërë ‘dallavere’ edhe gjatë evakuuimit të Navalnyt nga aeroplani në momentin kur ai është sëmurë rëndë.
Familja e Navalnyt dhe zëdhënësja e tij, kanë pasur përplasje poashtu me shtetin rus lidhur me transportimin e tij për në Gjermani dhe moslejimin që të dalë nga spitali Siberian.
(Foto: Kira Yarmysh)
“Tani në momentin e fundit, doktorët nuk kanë dhënë leje, ky vendim natyrisht nuk vjen nga ata, por nga Kremlini” ka thënë zëdhënësja e Navalnyt.
Zëdhënësi i Vladmimir Putinit, Dmitry Peskov, ka thënë se doktorët e Gjermanisë janë ftuar nga vetë doktorët rusë për trajtimin e Navalnit.
(Foto: Ambulanca ajrore gjermane)
Peskov, duke folur sot në një konferencë për media, ka thënë se ‘mbetet e paqartë se si u sëmurë Navalny”. /Periskopi/




















