Ministrja e Jashtme, MHS: Vizitat nga Beogradi në prag të takimit do të ishin provokime

Sot disa media të caktuara në Serbi kanë ri-publikuar një lajm të vitit 2018 ku presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, kishtë parlajmëruar vizitë në Liqenin e Ujmanit. Megjithatë një lajm i tillë është fshirë menjëherë nga mediat serbe, dhe B92 ka raportuar se Vuçiq nuk do të realizojë ndonjë vizitë në Ujman. Lidhur me një […]

Megjithatë një lajm i tillë është fshirë menjëherë nga mediat serbe, dhe B92 ka raportuar se Vuçiq nuk do të realizojë ndonjë vizitë në Ujman.

Lidhur me një zhvillim të tillë ka reaguar edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla.

Ajo ka thënë se në këtë kohë, në prag të takimit të 4 shtatorit në Washington, çfarëdo vizite nga Serbia në Kosovë do të konsiderohej si provokim i cili do të prodhonte kundërefekt për procesin e negociatave.

“Në javën kritike kur Kosova bën përpjekje për të ndërtuar unitetin politik e institucional për takimin trilateral me Serbinë në Washington, nën lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, vizitat potenciale do të konsideroheshin si provokim politik dhe kundërproduktiv përpara nismës serioze e konkrete që partnerët ndërkombëtar kanë ndërmarrë”, ka shkruar Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja kosovare në fund ka thënë se “Kosova dhe resurset e saj natyrore janë pronë e Kosovës dhe qytetarëve të saj, e nuk do të bëhen asnjëherë plato e defilimeve provokuese për të tentuar avancimin e interesave që i përkasin shekullit të kaluar”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?