Ministria i reagon SBASHK-ut lidhur me kërkesën për shtyerjen e mësimit për 10 ditë

Ministria i reagon SBASHK-ut lidhur me kërkesën për shtyerjen e mësimit për 10 ditë

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Kosovë thanë se janë të befasuar me kërkesën e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), për shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor për 10 ditë. Enver Osdautaj, këshilltar i lartë politik në kabinetin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha […]

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Kosovë thanë se janë të befasuar me kërkesën e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), për shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor për 10 ditë.

Enver Osdautaj, këshilltar i lartë politik në kabinetin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha për Radion Evropa e Lirë se në të gjitha aktivitetet e realizuara për përgatitjet e vitit të ri shkollor në kohë pandemie, ministria nuk e ka anashkaluar SBASHK-un në asnjë rast.

Për fillimin e vitit të ri shkollor para-universitar, me tre skenarët e bërë publikë, Osdautaj tha se paraprakisht është rënë dakord me të gjithë akterët kompetentë, duke përfshirë këtu edhe Këshillin e Prindërve dhe SBASHK-un.

“Sinqerisht, po më befason dalja e SBASHKU-ut me këtë kërkesë, kur SBASHK-u në të gjitha proceset deri më sot ka qenë pjesë aktive e informimit dhe takimeve. Nuk e kuptoj SBASHK-un, kur kërkesat për fillim të vitit shkollor kanë ardhur nga drejtoritë komunale të arsimit, kanë ardhur nga shkollat dhe nga Këshilli i Prindërve”, tha Osdautaj.

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës miratoi planin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për fillimin e vitit të ri shkollor para-universitar në tri faza, nisur nga 1 shtatori.

Sipas Osdautajt, plani i ministrisë është bërë me rekomandim të institucioneve shëndetësore.

SBASHK-u kërkoi të enjten që viti i ri shkollor të shtyhet për 10 ditë.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, tha për Radion Evropa e Lirë se shkollat nuk i kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e mësimit në kohë pandemie.

Kurse, në një komunikatë për media, SBASHK-u kërkoi nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës që t’i pajisin shkollat me dezinfektues dhe të caktojnë persona përgjegjës, por jo mësimdhënës, për matjen e temperaturës së nxënësve.

Gjithashtu u kërkua që në shkollat të kenë personel mjekësor kujdestar, së paku ato që kanë më shumë se 500 nxënës, dhe të krijohen mundësi për kryerjen e testit për COVID-19 të personelit arsimor.

Në bazë të planit të miratuar nga Qeveria e Kosovës një ditë më parë, parashihet që viti i ri shkollor të nisë në faza.

E para pritet të nisë më 1 shtator dhe përfshin parashkollorët, klasat e para, të dyta, të treta, të gjashta dhe të dhjeta.

Faza e dytë do të fillojë më 7 shtator dhe përfshin klasat e katërta dhe të pesta, ndërsa faza e tretë e mësimit do të fillojë më 10 shtator dhe do të përfshijë klasat e shtata, të teta, të nënta, të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta.

Kurse, në bazë të situatës epidemiologjike, sipas planit mësimi do zhvillohet në tre skenarë: kthimi në shkolla, mësimi i kombinuar dhe mësimi në distancë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?