Ministria e Shëndetësisë rrethohet me shiritin “Rrezik”

Ministria e Shëndetësisë rrethohet me shiritin “Rrezik”

Para ministrisë së Shëndetësisë, Lëvizja për Studim, Kritikë e Veprim (SKV) kanë mbajtur një aksion simbolik për të shprehur pakënaqësitë lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë me COVID-19. Hyrja e kësaj ministrie nga përfaqësuesit e SKV-së u rrethua me shiritin që paralajmëron rrezikun, e që sipas tyre ka kuptimin që kjo ministri me menaxhimin […]

Para ministrisë së Shëndetësisë, Lëvizja për Studim, Kritikë e Veprim (SKV) kanë mbajtur një aksion simbolik për të shprehur pakënaqësitë lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë me COVID-19.

Hyrja e kësaj ministrie nga përfaqësuesit e SKV-së u rrethua me shiritin që paralajmëron rrezikun, e që sipas tyre ka kuptimin që kjo ministri me menaxhimin që është duke bërë paraqet rrezik për qytetarët.

Studentët numëruan disa nga dështimet e kësaj ministrie rreth parandalimit të përhapjes së virusit korona.

Përfaqësuesi i SKV-së, Behar Jashari para mediave ka thënë se përveç menaxhimit kjo ministri nuk ka vlerësuar as punën e studentëve dhe mjekëve vullnetarë.

“Përveç menaxhimit katastrofal të pandemisë kjo ministri nuk e ka vlerësuar punën e studentëve dhe mjekëve vullnetarë që ndihmuan pa hezitim dhe pa pagesë duke I lënë qindra të tillë ende të pa punë dhe me të vetmen zgjidhje ikjen nga vendi. Profesionistët shëndetësor për të cilët kemi nevojë më shumë se kurrë më parë nuk po respektohen nga vetë Qeveria. Sjellja e kësaj ministrie karshi tyre jep të kuptohet se për Qeverinë ata janë vetëm bartës të rrezikut dhe jo përfitues të asaj që e meritojnë dhe ju takon. Kësisoj sot kemi rrethuar me shirit ministrinë e Shëndetësisë me mbishkrimin “rrezik” ministri e cila me menaxhimin e sajë po i merr në qafë qytetarët dhe vendin në tërësi”, deklaroi Jashari.

Po ashtu Jashari ka deklaruar edhe se derisa po rritet numri i rasteve me COVID-19, ministria e Shëndetësisë po rrinë duarkryq, derisa ka shtuar se janë të shqetësuar sepse kjo ministri nuk ka ndonjë plan rreth menaxhimit të situatës me COVID-19.

Në fund ai tregoi edhe se kanë kërkuar nga ministria e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Armend Zemaj të dinë se si do të nisë viti akademik për studentët.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?