Mërgim Vojvoda prezantohet te Torino në Serie A: Kosova me tjetër lojtar te gjigantët evropianë

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Mërgim Vojvoda, është prezantuar gjatë ditës së sotme (e enjte), te ekipi i famshëm italian Torino duke u bërë lojtari tjetër i Kosovës që luan për ekipet e njërës prej pesë ligave më të forta evropiane. Ai ka nënshkruar kontratë katër vjeçare te Torino menjëherë pasi i kaloi me sukses […]
Ai ka nënshkruar kontratë katër vjeçare te Torino menjëherë pasi i kaloi me sukses kontrollimet mjekësore.
Torino pagoi 5,5 milionë euro për Standardin e Liege-s në Belgjikë që kishte kartonin e tij, shkruan Periskopi.
Ai te Torino gjen edhe portierin Samir Ujkani, i cili është rezervist te kjo skuadër e madhe.
Në ligën italiane luan edhe kapiteni i kombëtares Amir Rrahmani që së fundi u prezantua te Napoli nga Verona. /Periskopi












