Mbi 26.000 maturantë nesër i nënshtrohen Testit të maturës

Mbi 26.000 maturantë nesër i nënshtrohen Testit të maturës

Në 184 qendra të ndryshme e në të gjitha qytetet e Kosovës, të shtunën, mbi 26.000 maturantë, do t’i nënshtrohen Testit të maturës. Për shkak të COVID-19, nuk do të lejohen më shumë se 12 nxënës dhe të gjithë duhet të mbajnë distancën fizike dhe maskat mbrojtëse. Po për shkak të pandemisë, këtë vit testimi […]

Në 184 qendra të ndryshme e në të gjitha qytetet e Kosovës, të shtunën, mbi 26.000 maturantë, do t’i nënshtrohen Testit të maturës.

Për shkak të COVID-19, nuk do të lejohen më shumë se 12 nxënës dhe të gjithë duhet të mbajnë distancën fizike dhe maskat mbrojtëse.

Po për shkak të pandemisë, këtë vit testimi do të jetë vetëm në një ditë, ku nxënësit do të kenë 100 pyetje nga katër lëndë me pragun e kalueshmërisë prej 40 pikëve.

Për këtë ngjarje, Ministria e Arsimit ka angazhuar mbi 2.500 administrues, shkruan KP-ja të premten.

Drejtorë të drejtorive komunale të Arsimit nëpër komuna, janë shprehur të gatshëm për këtë, duke thënë se janë kryer edhe dezinfektimet e shkollave.

Besim Avdimetaj, kryesuesi i drejtorëve komunalë të Arsimit, njëherësh drejtor i Arsimit në Komunën e Pejës, thotë se të gjitha komunat kanë bërë përgatitjet e duhura.

Avdimetaj beson se procesi do të shkojë mirë.

“Të gjitha komunat janë të përgatitura për të mbajtur Testin e Maturës më 29 gusht, janë caktuar administruesit, ekipet monitoruese dhe testet janë të përgatitura dhe do të respektohen masat të cilat janë paraparë nga Këshilli Shtetëror i Maturës. Shpresojmë që Testi i Maturës do të kalojë kësaj radhe me sukses edhe pse është një gjendje mjaftë e rënduar nga pandemia”, tha Avdimetaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?