Mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Gjermani

Mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Gjermani

Gjermania regjistron numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 në pothuajse katër muaj. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Robert Koch, në 24 orët e fundit është raportuar për 2034 të infektuar të rinj, duke e çuar totalin në mbi 232.000 dhe 9267 viktima. Rastet e reja me koronavirus në Gjermani kanë […]

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Robert Koch, në 24 orët e fundit është raportuar për 2034 të infektuar të rinj, duke e çuar totalin në mbi 232.000 dhe 9267 viktima.

Rastet e reja me koronavirus në Gjermani kanë regjistruar rritje që nga fundi i muajit korrik dhe një rikthim i tillë ka ardhur për shkak të mos ruajtjes së distancës fizike apo edhe nisjes së lëvizjes më të lirë.

Aktualisht ka dhjetëra vende që konsiderohen si “zona me rrezik të lartë” nga Gjermania. Udhëtarët që kthehen nga vende të tilla, si  Belgjika, Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Spanja, si dhe tërë SHBA dhe Rusia, duhet të izolohen për 14 ditë pas mbërritjes.

Rastet janë shtuar edhe që kur nisi rihapja e shkollave. Të paktën 41 shkolla në Berlin kanë raportuar mësues ose nxënës  të infektuar.

Qindra nxënës dhe mësues janë aktualisht në karantinë. Kancelarja Angela Merkel shfaqi hapur kritikat se ka shumë rregullore të ndryshme në të gjithë vendin.

Planet janë duke u zhvilluar për të harmonizuar rregullat e ndryshme COVID-19 në të gjithë Gjermaninë. Grumbullimet e mëdha  mbeten të ndaluara të paktën deri në fund të tetorit.

Sa i përket situatës në botë, sipas OBSH kontinenti amerikan vijon të jetë më i prekuri, ku vetëm gjatë të enjtes u raportua për mbi 141 mijë raste të reja me COVID-19 dhe 4467 viktima.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?