Mbi 1 milion euro paga për deputetët që prej fillimit të vitit

Që nga fillimi i vitit janë mbajtur vetëm 31 seanca, pagat e deputetëve i kanë kushtuar buxhetit mbi 1 milion euro. Që kur u betuan deputetët në shkurt të këtij viti, kjo sallë ishte më shumë e zbrazët sesa e mbushur. Kjo për shkak të pandemisë Covid -19 e cila pamundësoi, të mbaheshin seancat që […]
Që kur u betuan deputetët në shkurt të këtij viti, kjo sallë ishte më shumë e zbrazët sesa e mbushur.
Kjo për shkak të pandemisë Covid -19 e cila pamundësoi, të mbaheshin seancat që ishin planifikuar.
E kur ato thirreshin, shumë deputetë i bojkotonin dhe salla zbrazej pasi në shumë raste nuk kishte kuorum.
Në kohën e Qeverisë Kurti, u mbajtën gjithsej dhjetë seanca.
Njëmbëdhjetë, u zhvilluan nga 3 qershori, kur në krye të Qeverisë u vendos Avdullah Hoti.
E për gjithë këta muaj, deputetët pavarësisht së nuk paten shumë angazhim, morën pagat e tyre.












