‘Marrëdhëniet Kosovë-Serbi shumë komplekse, dialogu nuk do të jetë përsëri i thjeshtë’

‘Marrëdhëniet Kosovë-Serbi shumë komplekse, dialogu nuk do të jetë përsëri i thjeshtë’

Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së afërt (IFIMES) me seli në Lubjanë, në analizën e vet të radhës rreth Ballkanit Perëndimor ka sjellë në pah faktin se pas 18 muajsh nga ndërprerja e dialogut midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës, dialogu ka rifilluar më 16 korrik 2020. Në këtë drejtim, shkruan IFIMES, përcjell Telegrafi, […]

Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së afërt (IFIMES) me seli në Lubjanë, në analizën e vet të radhës rreth Ballkanit Perëndimor ka sjellë në pah faktin se pas 18 muajsh nga ndërprerja e dialogut midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës, dialogu ka rifilluar më 16 korrik 2020.

Në këtë drejtim, shkruan IFIMES, përcjell Telegrafi, përveç rifillimit të dialogut, të udhëhequr nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ekipe ekspertësh të pjesëmarrësve në dialog, të cilët tashmë janë takuar disa herë, kanë rifilluar operimet.

Por, siç vë në pah ky institut, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po akuzohet nga Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë, nuk po merr më pjesë në dialog.

Dhe siç vlerëson IFIMES, “marrëdhëniet midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës janë shumë komplekse dhe nuk mund të shihen përmes prizmit ‘bardh e zi’”, duke shtuar se “rifillimi i dialogut ka më shumë se domethënie simbolike”.

“Kryeministri Hoti është ‘fytyra e re’ në tryezën e bisedimeve dhe përfaqëson Kosovën në një kohë kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet me aktakuzë për krime lufte, dhe kriza e pushtetit në Kosovë, e cila filloi gjatë pandemisë COVID-19, vazhdon. Fuqia e pabarabartë e pjesëmarrësve në dialogun e rinovuar midis Kosovës dhe Serbisë është e dukshme, sepse në Kosovë, kryeministri Hoti nuk ka peshën dhe mbështetjen politike për të vazhduar dialogun”, konsideron më tej IFIMES.

“Ekziston një opozitë e fortë në parlamentin e Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilat besojnë se qeveria aktuale nuk ka asnjë legjitimitet për të zhvilluar një dialog”.

Sipas analizës së IFIMES, dialogu nuk do të jetë përsëri i thjeshtë, sepse fokusi do të jetë përsëri në çështjen e dhimbshme të personave të zhdukur, por edhe në mos përmbushjen e asaj që është rënë dakord dhe nënshkruar në Bruksel në prill të vitit 2013, dhe ky është Asociacioni i Komunave Serbe.

“Se dialogu midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës nuk mund të vërehet përmes një marrëdhënieje ‘bardhë e zi’, konfirmohet edhe me fjalët e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili vazhdimisht ka thënë: ‘Ne mund të flasim për gjithçka, nëse është një kompromis. Dhe që shqiptarët të marrin gjithçka dhe Serbia nuk merr asgjë – kurrë nuk do të merrni nënshkrimin tim. Ju nuk do të keni mbështetjen time për këtë. Në këtë moment, unë jam presidenti i Serbisë dhe ju mund të gjeni dikë tjetër që do të dëshirojë ta pranojë atë pa asnjë kompromis, duke ndjekur vetëm ultimatume’”, thuhet ndër tjerash në analizën e institutit IFIMES.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?