Llukashenko bën gati trupat për luftë, NATO e mohon se Bjellorusia po sulmohet nga trupa të huaja

Pretendimet nga presidenti bjellorus Aleksandër Llukashenko që “fuqitë e huaja” po organizojnë trupa ushtarake në kufijtë e vendit të tij janë quajtur të pabaza nga Nato. I veshur me uniformë ushtarake, presidenti ka thënë se i ka vënë forcat e tij në “alarm të lartë”. Ai po përballet me thirrjet gjithnjë e në rritje nga […]
I veshur me uniformë ushtarake, presidenti ka thënë se i ka vënë forcat e tij në “alarm të lartë”.
Ai po përballet me thirrjet gjithnjë e në rritje nga shumë njerëz në Bjellorusi për të dhënë dorëheqje shkaku i zgjedhjeve të kontestuara të para dy javëve, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Shumë e shumë njerëz të të gjitha moshave kanë marshuar në Sheshin e Pavarësisë nga të gjitha drejtimet për të kundërshtuar regjimin e tij.
Z.Lukashenko ka qenë në krye të vendit për 26 vjet rresht, dhe e ka akuzuar Nato-n se ka provuar të ndajë Bjellorusinë dhe të vendos një president të ri në Minsk.
Ai ka thënë që trupat në Poloni dhe Lituani ishin duke u përgatitur, dhe se ai po i çonte forcat e armatosura në kufirin perëndimor të vendit.
Nato ndërkohë tha se “nuk po e kërcënonte Bjellorusinë e asnjë vend tjetër”.












