Largoni erën e pakëndshme të gojës në mëngjes, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj

Largoni erën e pakëndshme të gojës në mëngjes, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj

Çfarë e shkakton erën e gojës? Ka një sërë shkaqesh, por dy janë ato më kryesoret: – Gojë e thatë Nëse keni higjienë të mirë orale, me siguri fajin e ka goja e thatë. Pështyma është përgjegjëse për heqjen e baktereve që mund të shkaktojnë erën e keqe të gojës. Kur flemë, prodhimi i pështymës […]

Ka një sërë shkaqesh, por dy janë ato më kryesoret:

– Gojë e thatë

Nëse keni higjienë të mirë orale, me siguri fajin e ka goja e thatë. Pështyma është përgjegjëse për heqjen e baktereve që mund të shkaktojnë erën e keqe të gojës. Kur flemë, prodhimi i pështymës zvogëlohet ndjeshëm.

– Higjienë e dobët orale

Larja dhe pastrimi jo i rregullt i gojës dhe dhëmbëve është një arsye e rëndësishme që mund t’ju sjellë erën e e pakëndshme të gojës.

– Arsye të tjera përfshijnë konsumimin e ushqimeve të caktuara, si qepë apo hudhra, të cilat kanë aromë të fortë apo konsumi i duhanit.

Çfarë të bëjmë për ta parandaluar?

Në pjesën më të madhe të rasteve, “fryma e mëngjesit” mund të trajtohet në shtëpi me një kombinim të kujdesit oral dhe ndryshimeve në stilin e jetës.

#1

– Pini shumë ujë, sidomos përpara se të flini në mbrëmje. Kjo do t’ju mbajë të hidratuar, duke parandaluar tharjen e gojës që çon dhe në aromën e pakëndshme të saj.

#2

– Shmangni ushqimet me erë të fortë gjatë natës, si hudhra apo qepë dhe evitoni kafenë direkt sapo mbasditja të ketë kaluar.

#3

– Nëse ndaloni së konsumuari duhan, kjo do ta përmirësojë në mënyrë të dukshme frymën e mëngjesit.

#4

– Lani dhëmbët dy minuta përpara se të shkoni në shtrat natën dhe mos hani ose pini asgjë më pas.

#5

– Sigurohuni të pastroni jo vetëm dhëmbët, por edhe gjuhën.

#6

– Përdorni një larës goje apo “shpëlarës dentar” , pasi kjo mund të ndihmojë në parandalimin e prishjes së dhëmbëve dhe të largojë erën e pakëndshme.

#7

– Pastroni dhëmbët me furçë dhe fill dentar, për të larguar çdo papastërti.

#8

– Nëse mbani tela apo pajisje të tjera ortodontike, kujdesuni edhe për to rregullisht.

#9

– Lani dhëmbët sapo të  zgjoheni në mëngjes për të eleminuar çdo aromë të mbetur apo krijuar gjatë natës.

#10

– Hani mëngjes: Edhe nëse lani dhëmbët në mëngjes, aroma e keqe mund të rishfaqet nëse nuk hani për një kohë të gjatë.

Nëse keni provuar të gjitha këto metoda trajtimi dhe parandalimi në shtëpi dhe asgjë nuk po funksionon, caktoni një takim me dentistin tuaj. Ata do t’ju ndihmojnë të përcaktoni shkakun dhe të identifikoni zgjidhjet më të mira për ju.

Burimi: Healthline, WebMD

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar