Kusari-Lila nuk ndalet, tash e akuzon Hotin që e bëri testin

Kusari-Lila nuk ndalet, tash e akuzon Hotin që e bëri testin

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila i ka shkruar sërish kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me siç thotë ajo mospërgjegjësinë e kreut të Qeverisë për menaxhimin e pandemisë, sidomos pasi ky i fundit doli pozivit me koronavirus. Gjatë ditës lideri i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur kanibalizëm politik sulmin e deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila […]

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila i ka shkruar sërish kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me siç thotë ajo mospërgjegjësinë e kreut të Qeverisë për menaxhimin e pandemisë, sidomos pasi ky i fundit doli pozivit me koronavirus.

Gjatë ditës lideri i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur kanibalizëm politik sulmin e deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ndaj kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.Kusari-Lila mëngjesin e së hënës i kishte uruar shërim të shpejt Hotit, por e kishte kritikuar atë se nuk ka respektuar protokollet dhe ka rrezikuar bashkëpunëtorët.Kurse Hoti në anën tjetër është përgjigjur duke thënë se ka vepruar sipas protokolleve, pasi është testuar pasditen e të dielës.

Postimi i plotë:

I nderuar z. Hoti,Së pari edhe një herë për ditën e sotme, ju uroj të shëroheni sa ma parë dhe me sa më pak pasoja. Në veçanti uroj të mos ju mbetet zemërimi dhe gjuha agresive e bashkëpartiakëve tuaj të cilët u shëruan nga virusi.Së dyti, përgjigja juaj për kohën e testimit dhe pritjen e rezultatit, nuk ju liron nga përgjegjësia që mbani. Përkundrazi, kjo përgjigje vënë në pah diskriminimin dhe injorimin që po u bëhet të sëmurëve dhe viktimave nga virusi në Kosovë.Ka shumë familje që janë privuar nga e drejta e lamtumirës me më të dashurit e tyre si rrjedhojë e mos posedimit të rezultatit të testit, por vetëm se është dyshuar se ishin të infektuar, ata janë varrosur (ndonjëherë edhe në mbrëmje) të mbështjellë me najllonë në përcjellje të policisë. Pas dy dite është kuptuar se ishin negativ në dyshimin për infektim.Së treti, ju nuk mund të zgjedhni të silleni në kundërshti me të gjitha rekomandimet e IKPSHK-së për qytetarët të cilëve nuk ju lejohen vizitat, ndërsa ju personalisht, vetë i 30-ti vizitoni biznese e përuroni rrugë sikur mos të ishim vendi me më së shumti viktima në Botë për kokë banori, e pastaj të pritni mirëkuptim dhe amnisti nga përgjegjësia kur kuptoni se jeni të infektuar.Z. Hoti, nëse pretendoni të jeni Kryeministër i përgjegjshëm, atëherë, duhet të pranoni gabimet tuaja dhe pasojat që vijnë me to.Ju u sollët për t’u kritikuar z. Hoti, ju nuk respektuat rregullat dhe vazhdoni të mos mbani përgjegjësi për pasojat që i vuajnë edhe tjerët rreth jush.Andaj, para se të krijoni më shumë dëm se sa që keni krijuar deri më tani dhe para se të mos vijmë në ditën kur zyrtarisht jemi në katastrofë, thirrni ndërgjegjës dhe merrni përgjegjësi të cilat vijnë me postin të cilin pa legjitimitet e mbani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?