Kurti krahason Grenellin me ambasadorin që e quajti UÇK-në terroriste

Kurti krahason Grenellin me ambasadorin që e quajti UÇK-në terroriste

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka krahasuar përfaqësuesin special të ShBA-ve për dialogun, Richard Grenell, me ish ambasadorin Robert Gelbard, i cili e quajtur UÇK-në terroriste, transmeton Periskopi. Kurti ka bërë thirrje që ashtu sikurse Gilbrad, edhe Grenell të kundërshtohet njëzëri në mënyrë që të vijë një Richard Holbrooke i ri. “Sa i […]

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka krahasuar përfaqësuesin special të ShBA-ve për dialogun, Richard Grenell, me ish ambasadorin Robert Gelbard, i cili e quajtur UÇK-në terroriste, transmeton Periskopi.

Kurti ka bërë thirrje që ashtu sikurse Gilbrad, edhe Grenell të kundërshtohet njëzëri në mënyrë që të vijë një Richard Holbrooke i ri.

“Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se Ambasadori Robert Gelbard, përfaqësuesi i posaçëm i presidentit të SHBA, Bill Klinton dhe i Sekretares së Departamentit të Shtetit, Madelen Ollbrajt për zbatimin e marrëveshjeve të paqes të Dejtonit për Bosnje-Hercegovinën, në 6 janar 1998 në një konferencë  për media pati dhënë vlerësimin dhe paralajmërimin e parë publik për UÇK.

“Është një  grup i cili duhet të jetë shumë i kujdesshëm në çfarë bën dhe çfarë kërkon të bëjë. Ajo po merr mbi vete rrezikun e të etiketuarit organizatë terroriste nga qeveria e SHBA”, pati deklaruar ai./Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?