Kur do të hapen çerdhet në Prishtinë? Tregon Shpend Ahmeti

Kur do të hapen çerdhet në Prishtinë? Tregon Shpend Ahmeti

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se Qeveria e Kosovës, ka zhvendosur në kompetencë të komunave të Republikës vlerësimin e situatës në nivel komune, për rihapjen e kopshteve. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Komuna e Prishtinës është duke e hartuar një protokol i cili do të konkretizojë deri në detaje menaxhimin […]

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se Qeveria e Kosovës, ka zhvendosur në kompetencë të komunave të Republikës vlerësimin e situatës në nivel komune, për rihapjen e kopshteve.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Komuna e Prishtinës është duke e hartuar një protokol i cili do të konkretizojë deri në detaje menaxhimin e situatës me kopshte.

Ahmeti thotë se pasi që të finalizohet protokoli dhe pasi që të bëhet vlerësimi i situatës, nga personeli profesional, do të caktohet data e hapjes së kopshteve në Komunën e Prishtinës pasi që prioritet për ne është shëndeti i fëmijëve dhe personelit të kopshteve.

Postimi i tij:

Prindër të dashur,

Pas masave të fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat kanë për qëllim luftimin e pandemisë #covid19, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha hapat sipas përgjegjësisë dhe kompetencave të cilat i takojnë.

Sipas këtyre masave, Qeveria e Kosovës, ka zhvendosur në kompetencë të komunave të Republikës vlerësimin e situatës në nivel komune, për rihapjen e kopshteve.

Numri i të infekuarve me #covid19 në Kosovë, është duke u rritur jashtëzakonisht shumë ditëve të fundit, e sipas studimeve dhe situatave të krijuara në disa shtete në botë, shpërndarja e virusit po infekton edhe grupmoshat e reja, përkatësisht fëmijët. Kjo ka bërë që Komuna të analizojë me kujdes të shtuar situatën e krijuar.

Komuna e Prishtinës është duke e hartuar një protokol i cili do të konkretizojë deri në detaje menaxhimin e situatës me kopshte, pas rihapjes. Ky protokol do të udhëzojë në veçanti kopshtet, për menaxhimin e kopshteve dhe masat që do të ndërmerren në rast të infeksioneve eventuale.

Pasi që të finalizohet protokoli dhe pasi që të bëhet vlerësimi i situatës, nga personeli profesional, do të caktohet data e hapjes së kopshteve në Komunën e Prishtinës pasi që prioritet për ne është shëndeti i fëmijëve dhe personelit të kopshteve.

Ju falemnderit për mirëkuptimin dhe shëndet për të gjithë!

#prishtina?
#shpiPRkrejt?

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?