Kryeministri i Libanit: Shkaktarët e shpërthimit masiv në Bejrut do të japin përgjegjësi

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, është zotuar se kushdo që ka qenë përgjegjës për shpërthimin masiv që ka goditur Bejrutin të martën, do të dalë para drejtësisë. Ai ka kërkuar ndihmën ndërkombëtare pas shpërthimit. “Bëj një apel urgjent për shtetet mike… që t’i qëndrojnë në krah Libanit dhe të na ndihmojnë. Është shkatërrim kombëtar. Përgjegjësit […]

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, është zotuar se kushdo që ka qenë përgjegjës për shpërthimin masiv që ka goditur Bejrutin të martën, do të dalë para drejtësisë.

Ai ka kërkuar ndihmën ndërkombëtare pas shpërthimit.

“Bëj një apel urgjent për shtetet mike… që t’i qëndrojnë në krah Libanit dhe të na ndihmojnë. Është shkatërrim kombëtar. Përgjegjësit për këtë katastrofë do të paguajnë çmimin. Është premtim për të vdekurit dhe të plagosurit”, ka thënë ai në një deklaratë para popullit.

Shpërthimi në portin e qytetit shkatërroi qytete e la të vdekur së paku 60 persona.

Më shumë se 3.000 të tjerë janë lënduar.

Disa orë pas shpërthimit, ende shumë njerëz po barten me helikopterë ushtarakë e në forma tjera drejt spitaleve.

Shpërthimi i papritur godet vendin që kishte probleme të mëdha edhe me pandeminë dhe ishte në krizë ekonomike.

Shkaku i shpërthimit që rrënoi shumëçka ende s’është bërë i ditur.

Një zyrtar shtetëror ka thënë se mund të jetë shkaktuar nga materiale eksplozive që ishin konfiskuar kohë më parë.

Sipas disa raportimeve, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ishte ndier edhe në Qipro, më shumë se 200 kilometra larg.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?