Kosovarët mashtrues të Austrisë

Kosovarët mashtrues të Austrisë

Një abuzim masiv i përfitimeve sociale nga qytetarët kosovarë në Austri është zbuluar nga shteti austriak. Një kosovar themeloi një agjenci turistike dhe me dy autobusë ka realizuar udhëtime të rregullta gjatë viteve 2014 dhe 2015 mes Austrisë dhe Kosovës, përkatësisht Prishtinë – Graz. Së paku, 1 mijë persona që përfituan ndihma sociale në Austri […]

Një abuzim masiv i përfitimeve sociale nga qytetarët kosovarë në Austri është zbuluar nga shteti austriak. Një kosovar themeloi një agjenci turistike dhe me dy autobusë ka realizuar udhëtime të rregullta gjatë viteve 2014 dhe 2015 mes Austrisë dhe Kosovës, përkatësisht Prishtinë – Graz. Së paku, 1 mijë persona që përfituan ndihma sociale në Austri u transportuan nga këta autobusë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Brendshme e Austrisë thuhet se gjatë hulumtimeve nga agjencitë e sigurimeve sociale është zbuluar se këta persona kishin adresa false në Austri dhe ishin regjistruar si të papunë për të marrë përfitime të ndryshme sociale, si: përfitime papunësie (Arbeitslosengeld), përfitime të sigurimit minimal (Mindestsicherung) apo shtesa familjare (Familienbeihile), transmeton Albinfo Austria.

Po ashtu, u qartësua mënyra se si janë marrë këto përfitime për një periudhë të gjatë pa u zbuluar nga autoritetet. Për këtë qëllim, disa persona regjistroheshin në një adresë të vetme rezidenciale dhe posa merreshin informatat se do të ketë kontrolle nga Zyra e punësimit, ata që ishin jashtë vendit njoftoheshin dhe udhëtonin me autobus për në Austri. Veç kësaj, personat e regjistruar rrejshëm kishin edhe sigurim shëndetësor në Austri dhe mund të bënin termine mjekësore nëse kishin nevojë, dhe shpenzimet për trajtim paguheshin nga taksapaguesit austriakë.

Në komunikatë gjithashtu thuhet  se janë realizuar 1,737 udhëtimet me autobusë, ndërsa edhe vetë shoferët e autobusëve që u kontrolluan më vonë, rezultuan si të papunë në Austri, rrjedhimisht duke marrë përfitime si të papunë, e njëkohësisht duke u paguar edhe si shoferë autobusësh.

Veç shoferëve të autobusëve, u hetuan edhe anëtarët e familjeve të tyre, pasi që edhe ata keqpërdorën ndihmat sociale. Rasti u dërgua në Prokurorinë Publike të Steiermark.

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, tha se ky hetim u desh të bëhej për të garantuar se sistemi social është i paprekur.

“Ia vlen të shikohet. Nëse duam që sistemi ynë social të jetë i paprekur në afat të gjatë, ai duhet të mbrohet më mirë kundër mashtrimit”, ka thënë ai me rastin e zbulimit të këtij mashtrimi nga qytetarët kosovarë.

“Kjo goditje, jo vetëm që ua ka kthyer paratë taksapaguesve, por ka parandaluar edhe pagesa të tjera. I falënderoj të gjithë të përfshirët në hetimin e këtyre krimeve”, ka thënë Karl Nehammer.

Sipas gazetës heute.at, rastet e para të mashtrimit social u zbuluan në Murtal në Seiermark. Hetimet vazhduan të zgjerohen dhe tani supozohet se në rrjet janë të përfshirë të paktën 1.000 persona. Dëmi i shkaktuar konsiderohet të jetë në disa qindra mijëra euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?