Koordinatori për dialogun me Serbinë sot udhëton për në SHBA

Koordinatori për dialogun me Serbinë sot udhëton për në SHBA

Koordinatori shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni tha, se udhëton për në SHBA me qëllim të koordinimit të procesit të dialogut me Serbinë. Pas dy takimeve që kishte në Bruksel në nivel ekspertësh me koordinatorin e Serbisë në dialog, Marko Gjuriq, koordinatori i Kosovës për bisedimet, Skënder Hyseni udhëton për në SHBA. […]

Pas dy takimeve që kishte në Bruksel në nivel ekspertësh me koordinatorin e Serbisë në dialog, Marko Gjuriq, koordinatori i Kosovës për bisedimet, Skënder Hyseni udhëton për në SHBA. Sipas Skënder Hysenit, SHBA-ja është përfshirë tërësisht në këtë proces. Bisedimet e Brukselit, për siç thotë ai “elementet e marrëveshjes finale”, Hyseni i cilësoi të vështira.

Marrëveshja finale me Serbinë, sipas palës kosovare, për synim ka njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Në dy takimet e Brukselit në nivel ekspertësh deri tash është biseduar për të pagjeturit dhe për bashkëpunimin ekonomik. Në takimin e fundit që u mbajt të enjten më datë 30.07, i ngarkuari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se “ky ishte një hap i rëndësishëm në procesin e arritjes së një marrëveshjeje të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit”. Lajqak shkroi në Twitter se “puna do të vazhdojë në fund të gushtit”.

Hyseni: Negociojmë elemente të një marrëveshje të përgjithshme

Koordinatori shtetëror i Kosovës në këto bisedime, Skender Hyseni, tha se gjatë diskutimeve të së enjtes janë trajtuar kapituj të ndryshëm të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, duke theksuar se “nuk do të ketë marrëveshje të posaçme për secilin kapitull, por vetëm një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”.

“Po negociojmë elemente të një marrëveshje të përgjithshme, e cila në fund do të jetë marrëveshje ligjërisht e obligueshme ndërkombëtarisht dhe që patjetër duhet të rezultojë në normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që nënkupton pashmangshëm njohje reciproke”, u tha Skender Hyseni gazetarëve.

E nga ana tjetër Marko Guriq që përfaqëson Serbinë në këto takime, tha se “nuk ka bisedime për njohje të pavarësisë së Kosovës”, ku megjithatë tha se bisedat me palën kosovare janë “të vështira”.

BE: Marrëveshja gati, kur palët të pajtohen për të gjitha çështjet e hapura

Një zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se bisedimet Kosovë-Serbi, janë një proces i hapur dhe sipas tij, pajtimi për të gjitha çështjet duhet t’i paraprijë një marrëveshjeje përfundimtare. “Marrëveshja do të bëhet dhe do të jetë gati për nënshkrim kur të dyja palët pajtohen për të gjitha çështjet e hapura dhe pajtohen se normalizimi mund të çohet përpara në formë të marrëveshjes së nënshkruar”, tha zëdhënësi Stano.

Në Kosovë pas emërimit të koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë dhe takimeve të tij në Bruksel kishte debate dhe kundërshtime nga opozita dhe udhëheqës tjerë politik siç thonin “edhe për një dialog teknik Kosovë-Serbi”. Mirëpo,  Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i hodhi poshtë këto pohime duke theksuar se “objektivat janë të qarta për ta përmbyllur këtë proces dhe jo të vazhdoj si dialog teknik”.

“Mbi bazën e platformës janë mbajtur diskutime deri më tash duke filluar nga Samiti i Parisit dhe të dy palët jemi ulur dhe kemi dhënë qëndrimet tona dhe kam prezantuar platformën tonë që janë parimet kryesore dhe objektivat tona që i kemi ne në këtë proces. Në këtë proces kemi objektiva të qarta për të përmbyllur e jo për dialog teknik”, tha kryeministri Hoti.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e pati kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës  që tashmë është hequr e që kurrë nuk u mbështet as nga faktori ndërkombëtar./DW

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?