Komunat shqyrtojnë kërkesa që bien ndesh me masat e qeverisë kundër COVID-19

Komunat shqyrtojnë kërkesa që bien ndesh me masat e qeverisë kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës në masat e fundit të marra kundër përhapjes së koronavirusit, ka ndaluar lëvizjen nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit. Mirëpo, një gjë të tillë po e kundërshtojnë taksistët e Pejës. Madje, këtë kërkesë do ua trajtojë edhe komuna. Si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka marrë […]

Qeveria e Kosovës në masat e fundit të marra kundër përhapjes së koronavirusit, ka ndaluar lëvizjen nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit. Mirëpo, një gjë të tillë po e kundërshtojnë taksistët e Pejës. Madje, këtë kërkesë do ua trajtojë edhe komuna.

Si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ndër të tjerash të ndalohet lëvizja nga ora 22:30 deri në 05:00.

Mirëpo një vendim i tillë i qeverisë nuk po iu konvenon taksistëve të Pejës, të cilët kanë kërkuar nga kryetari, Gazmend Muhaxheri që të operojnë edhe pas këtij orari, pra të punojnë 24 orë siç kanë punuar edhe para pandemisë, ani pse çfarëdo lëvizje pas 22:30 është rreptësisht e ndaluar.

Lajmi.net, ka siguruar dokumentin ku Muhaxheri e ka aprovuar një kërkesë të tillë të kompanive të radio-taksive të këtij qyteti.

Mirëpo, Durim Sheremeti, shef i kabinetit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muahxheri, ka thënë për lajmi.net, se një vendim i tillë nuk është aprovuar akoma por siç sqaroi ai, vetëm është aprovuar kërkesa e taksistëve që të shqyrtohet mundësia që ata të punojnë edhe pas orës 22:30.

Ai ka thënë se kërkesa e taksistëve është bërë në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, pasi që kjo drejtori edhe menaxhon me kompanitë e radio-taksive në Pejë.

Sipas Durmishit, të hënën bordi i komunës do të mblidhet dhe së bashku me policinë, inspektoratin dhe organet e tjera do ta shqyrtojnë këtë kërkesë dhe më pas do të marrin  vendim edhe pas opinionit të Zyrës Ligjore.

“Është ardhur kërkesa nga taksistët, ne i kemi njoftuar taksistët që të hënën në mbledhjen e bordit e shqyrtojmë këtë kërkesë të tyre. Nuk kemi dhënë akoma vendim për me punua. Sepse të hënën neve na duhet të konsultohemi me policinë, inspektoratin dhe organet e tjera. Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik siç e thashë edhe më herët duhet Zyra Ligjore me e dhënë opinion. Akoma nuk është bërë asgjë. Të hënën mblidhet bordi sepse mblidhet çdo të hënë bordi dhe diskutohet dhe më pas bordi merret vesh se a do të lejohen apo jo. Kjo është keqinterpretuar sepse akoma nuk ka vendim përfundimtar”, ka treguar Durmishi për lajmi.net.

Edhe nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se aktualisht në Pejë ndalohet çdo lëvizje pas orës 22:30 e deri në ora 05:00 e mëngjesit, me përjashtim të lejeve veçanta.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, ka thënë se nuk e kanë një njoftim të tillë nga Kuvendi Komunal i Pejës.

“Nuk kemi kurrfarë njoftimi, do me thënë vlen vendimi i qeverisë që prej orës 22:30 e deri në ora 05:00 e mëngjesit ndalim qarkullimi për të gjithë me përjashtim me leje të posaçëm. Policia e Pejës nuk e ka atë informacion apo atë vendim të Kuvendit Komunal lidhur me lejimin e qarkullimit të taksistëve”, ka deklaruar Gashi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?