Komunat presin nga Qeveria lirimin e disa masave anti-COVID

Komunat presin nga Qeveria lirimin e disa masave anti-COVID

Të hënën Asociacioni i komunave të Kosovës, do të takohet me kryeministrin Hoti dhe tre ministra, ku do të diskutohet rreth kritereve dhe formulës së shpërndarjes së 10 milionë eurove në komuna, fillimi i procesit mësimor, si dhe situata epidemiologjike. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i […]

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili shpreson se po në këtë takim do të lirohen edhe disa nga masat që janë ndërmarr më herët.

“Në këtë takim do të diskutohen disa tema kryesore do të jetë fillimi i procesit mësimor 2020/21, gjithashtu do të diskutohet edhe sa i përket kritereve dhe formulës së shpërndarjes së 10 milion eurove në komunat e Kosovës si përkrahje në luftën ndaj parandalimit të përhapjes së covid-19. Do të diskutojmë edhe për situatën epidemiologjike në Republikën Kosovës, ku shpresojmë se disa masa që janë ndërmarr më herët të lirohen”.

Sa i përket shpërndarjes së 10 milionë eurove në komuna, Ibrahimi thotë se këto të fundit hyn në atë vijë buxhetore ku të gjitha mjetet që komunat i kanë shpenzuar në luftimin e përhapjes së covid-19 do t’i rikthehen.

“Asociacioni i komunave të Kosovës ka kërkuar nga niveli qendror që t’ia mundësoj komunave rialokimin e mjeteve buxhetore në mënyrë që ata t’i shfrytëzojnë për parandalimin e covid-19. Kemi gjetur një gjuhë të përbashkët dhe kemi hapur një nën kod së bashku me ministren e financave, ku komunave i është lejuar të shpenzojnë mjete financiare për antiCovid dhe të gjitha ato mjete dhe ato fatura t’i adresojnë në këtë nën kod dhe pastaj niveli qendrorë të bëjë kthimin e mjeteve financiare komunave”.

Në takimin e 24 Gushtit, do të diskutohet edhe fillimi i procesit mësimor 2020/21, për çka Ibrahimi u shpreh i bindur se komunat janë të gatshme.

“Komunat janë të gatshme sa i përket fillimit të procesit mësimorë të këtij viti, ndarjen në grupe të caktuara apo në çfarë ‘skenarjo’ do të përdorën, do të jetë vendim individual i secilës komunë në bazë të rrethanave në teren”, thotë ai.

Ibrahimi vlerëson se, që nga fillimi i pandemisë e deri në këto momente që po flasim, komunat janë treguar të suksesshme në menaxhimin e situatës epidemiologjike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?