Komunat kërkojnë rishikim të masave ndaj koronavirusit çdo dy javë

Komunat kërkojnë rishikim të masave ndaj koronavirusit çdo dy javë

Masat e reja të propozuara nga Qeveria e Kosovës në luftën ndaj pandemisë COVID-19, po mirëpriten nga Komunat e Kosovës. Sazan Ibrahimi drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës, u shpreh se këto masa duhet të rishikohen çdo dy javë. Ibrahimi ka thënë se kryetarët e komunave dhe komunat do t’i respektojnë të gjitha masat […]

Sazan Ibrahimi drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës, u shpreh se këto masa duhet të rishikohen çdo dy javë.

Ibrahimi ka thënë se kryetarët e komunave dhe komunat do t’i respektojnë të gjitha masat në plotëni të cilat kanë ardh nga niveli qendror.

“Neve si Asociacion i Komunave të Kosovës kemi kërkuar nga Qeveria që çdo dy javë, të rishqyrtohen masat e reja anti-COVID, pasi që me 5 korrik është marr vendimi i Qeverisë së Kosovës sa i përket masave të atëhershme dhe të martën mbrëmje ka dal edhe vendimi i masave të reja. Në çdo kohë kryetarët e komunave dhe komunat i kanë respektuar të gjitha masat në plotëni, masat të cilat kanë ardh nga niveli qendror sepse prioritet i kryetarëve të komunave është ruajtja e shëndetit publik së bashku me atë ekonomik dhe zbatimi i këtyre masave do të jetë edhe në javët e ardhshme në mënyrë që jeta e qytetarëve të shpëtohet”

Mes tjerashi Ibrahimi ka theksuar, se komunat kanë kërkuar prezencë më të madhe të policisë së Kosovës në teren, si dhe të rritet numri i inspektorëve.

“Është e vërtet se është kërkuar nga komunat prezencë më e madhe e policisë së Kosovës si dhe numrit të inspektorëve mirëpo, po ashtu është formuar një trup i përbashkët i gjithë inspektoratit të Kosovës.Të gjitha këto trupa janë duke e bërë monitorimin e situatës, dhe çka është risi që gjatë kësaj jave ka filluar edhe shqiptimi i gjobave me tiketa në atë kuptimin që një kopje e kësaj tikete ti jepet edhe personit fizik apo juridik që e merr gjobën dhe është afati i caktuar se kur do ta paguaj gjobën”, ka thënë ai për EO.

Megjithatë, ai ka thënë se në përgjithësi ka një bashkëpunim të mirë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, në luftimin e pandemisë.

“Në përgjithësi ka një bashkëpunim shumë më të mirë sa i përket luftës anti-COVID, nga sektori i inspektoratit. Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe kryetarët e komunave kanë kërkuar që të bëhet një lirim i masave ndaj gastronomisë, sepse vlerësohet edhe tani edhe në të kaluarën që sektori i gastronomisë është punëdhënësi më i madh i të rinjve, dhe për këtë arsye kemi gjetur gjuhë të përbashkët me nivelin qendror dhe për këtë arsye është bërë zgjatja e orarit të punës, dhe mendojmë dhe besojmë që gjatë rishqyrtimit të masave në të ardhmen duke u bazuar në situatën reale në teren do të bëhet vlerësimi i masave nga ekspertët shëndetësor”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?