Komuna e Agim Bahtirit përjashtoi nga pllaka përkujtimore romen 5 vjeçe të vrarë bashkë me 6 shqiptarë, vazhdojnë reagimet

Analisti, Petrit Zogaj ka kritikuar Komunën e Mitrovicës e cila kryetar ka Agim Bahtirin e Vetëvendosjes, për pllakën përkujtimorë të masakrës e Tregut të Gjelbërt. Zogaj ka thënë se mosvendosja e emri Elizabeta Hasanit e vrarë në këtë masakarë është skandal dhe krim i llojit të vet. “Komuna e Mitrovices paska ndertu nje pllake perkujtimore […]
Analisti, Petrit Zogaj ka kritikuar Komunën e Mitrovicës e cila kryetar ka Agim Bahtirin e Vetëvendosjes, për pllakën përkujtimorë të masakrës e Tregut të Gjelbërt.
Zogaj ka thënë se mosvendosja e emri Elizabeta Hasanit e vrarë në këtë masakarë është skandal dhe krim i llojit të vet.
“Komuna e Mitrovices paska ndertu nje pllake perkujtimore per kete masaker, ama nuk e paska gjete nje qoshe te vogel per Elizabeten 5 vjecare. Cfare krimi i llojit te vet. Cfare neverie. Cfare turpi.”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i tij:
Nese je rom dhe i vrare nga forcat serbe gjate luftes ne Kosove, nuk ke vend ne pllaka perkujtimore bashke me shqiptaret. Ky qene vendimi me i ri i Komunes se Mitrovices.
Elizabeta Hasani, nje vjaze rome, 5 vjecare qenka vrare nga forcat serbe bashke me 6 shqiptare te tjere ne masakren e Tregut te Gjelbert me 13 mars 1999.
Komuna e Mitrovices paska ndertu nje pllake perkujtimore per kete masaker, ama nuk e paska gjete nje qoshe te vogel per Elizabeten 5 vjecare. Cfare krimi i llojit te vet. Cfare neverie. Cfare turpi.












