Klasa e parë dhe e dytë në Prishtinë çdo ditë mësim në shkollë, tri orë me nga 30 minuta

Klasa e parë dhe e dytë në Prishtinë çdo ditë mësim në shkollë, tri orë me nga 30 minuta

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Rama paralajmëron se nëse nuk kthehen fëmijët në shkollë plan programet janë të pamundura të arrihen. Rama thotë se protokollet që janë diskutuar nga grupet punuese i mbrojnë shumë mirë nxënësit në objekte shkollore. “Nëse respektohen këto protokolle fëmijët më të mbrojtur do të jenë në shkollë […]

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Rama paralajmëron se nëse nuk kthehen fëmijët në shkollë plan programet janë të pamundura të arrihen. Rama thotë se protokollet që janë diskutuar nga grupet punuese i mbrojnë shumë mirë nxënësit në objekte shkollore.

“Nëse respektohen këto protokolle fëmijët më të mbrojtur do të jenë në shkollë se në lagjet e tyre ku jetojnë. Ne jemi dëshmitarë ku fëmijët luajnë së bashku në lagje dhe është e pamundur mbyllja e tyre”, tha ajo.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës thotë se për ta si komunë të tri skenarët e propozuar nga MASHT-i janë të implementueshëm.

“Kthimi i nxënësve në shkolla është lehtë i implementueshëm në fshatra pasi maksimumi kanë 15 nxënës në klasë ndërsa ka klasë që kanë edhe pesë nxënës. Nuk është e drejtë që atyre të iu kërkojmë të bëjnë mësim online kur i kanë kushtet për të mbajtur mësim në shkollë”, thekson Rama deri sa tregon se si mund të mbahet mësimi në kryqytet.

“Shkollat e qytetit mund të kenë kthim të pjesërishëm në shkolla. Do të bazohemi në specifikat e shkollave. Klasa e parë dhe e dytë do të mbajnë mësim çdo ditë në shkollë, mirëpo në dy grupe të ndara me nga tri orë mësimore me nga 30 minuta”, deklaroi ajo.

Drejtoresha e Arsimit thotë se është e pamundur që klasat e para dhe të dyta të mund të zhvillojnë mësim nga distanca dhe sipas saj është e sigurt se ata do të kthehen në bankat shkollore. Ajo thotë se nëse vërehet se ndonjë nxënës ka nevojë për mësim plotësues do të punohet më të individualisht.

Rama thotë se një tjetër skenarë është vetëm mësim online dhe sipas saj tashmë kanë filluar përgatitjet për xhirimin e njësive mësimore dhe transmetimin e tyre në RTK. Rama ka thënë se nga e marta pritet që shkollat e Prishtinës të furnizohen me mjetet higjienike, dezinfektues e gjithçka që parashihet në protokoll.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?