Kjo është pasuria e deputetit që pi 50 kafe në ditë

Agjencia Kundërkorrupsion ka publikuar deklarimin e pasurisë të zyrtarëve shtetërorë. Në AKK e ka deklaruar pasurinë edhe deputeti i AAK-së Bekë Berisha, i cili njihet edhe që pi 50 kafe në ditë Ai ka deklaruar se ka në pronësi një apartament 30 mijë euro, një tjetër apartament në pronësi të bashkëshortes me vlerë 100 mijë […]
Agjencia Kundërkorrupsion ka publikuar deklarimin e pasurisë të zyrtarëve shtetërorë. Në AKK e ka deklaruar pasurinë edhe deputeti i AAK-së Bekë Berisha, i cili njihet edhe që pi 50 kafe në ditë
Ai ka deklaruar se ka në pronësi një apartament 30 mijë euro, një tjetër apartament në pronësi të bashkëshortes me vlerë 100 mijë euro, 4 hektarë tokë me vlerë 500 mijë euro si trashëgimi familjare dhe një shtëpi në pronësi të bashkëshortes në me vlerë 149 mijë euro. Para të gatshme ka deklaruar 2,844 euro.
Deputeti Berisha ka deklaruar pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës 20,521 euro, ndërsa ka deklaruar pagat vjetore të bashkëshortes së tij nga 4 burime: 20,598 euro nga Paga ne KEK, 15,732 euro nga paga KRCT OJQ, 3,000 euro pagë nga Audit & Conto sh.p.k, dhe 8,676 euro pagë nga Telekomi i Kosovës.
Berisha ka deklaruar edhe detyrime financiare si kredi në banka dhe huazime./Periskopi/
https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2020/Kuvendi/Bek%C3%AB%20Berisha.pdf












