Këta janë të gjithë emrat e përmendur për president të Kosovës

Çështja e presidentit të ardhshëm të Kosovës ka mbërthyer vendin në një debat tjetër të rëndësishëm mes partive politike dhe analistëve të vendit. Periskopi iu sjell të gjithë emrat e përmendur për pozitën e të parit të shtetit. Partia më e madhe parlamentare në vend, Vetëvendosje, ka përmendur deri tash dy emra për të parin […]
Partia më e madhe parlamentare në vend, Vetëvendosje, ka përmendur deri tash dy emra për të parin e shtetit megjithëse asnjërin në mënyrë zyrtare.
I pari është ai i Murat Jasharin, një personalitet që rrjedh nga familja heroike Jashari nga Prekazi i Skënderajit, shkruan Periskopi.
Një ide të tillë e kishte mbrojtur pas rrëzimit të Qeverisë Kurti si “kryeministër konsensual” z.Liburn Aliu nga kjo parti.
Tjetër emër i vlerësuar për president të shtetit është edhe ai i Rexhep Qosjes, për të cilin ka admirim të madh kreu i kësaj partie, z.Albin Kurti.
LDK-ja ndërkohë për president të shtetit ka përfolur pikërisht kryetarin e saj të partisë, z.Isa Mustafa. Ai përflitej si pasues i mundshëm i Thaçit edhe pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjes në fillim të muajit shkurt të këtij viti.
AAK-ja natyrisht që për president ka propozuar kryetarin e saj të partisë, z.Ramush Haradinajn.
PDK-ja ndërkohë deri tash nuk ka folur për këtë pozitë duke thënë se “Kosova ka presidentin”.
Më herët, në mesin e emrave të përmendur për president të Kosovës kishte qenë edhe veprimtari i njohur Adem Demaçi.
Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka pasur katër presidentë.












