Kërkohet unitet politik para takimit në Washington

Kërkohet unitet politik para takimit në Washington

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi shpreson që spektri politik në vend të jetë një zëri sa i përket procesit të dialogut me Serbinë. Rexhepi në një intervistë për Ekonomia Online shtoi se është shumë i kënaqur me veprimet e ShBA-së sa i përket takimit të radhës të paralajmëruar në shator në Shtëpinë […]

Rexhepi në një intervistë për Ekonomia Online shtoi se është shumë i kënaqur me veprimet e ShBA-së sa i përket takimit të radhës të paralajmëruar në shator në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk jam i involvuar në këtë proces, mirëpo jam shumë i kënaqur me veprimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një herë e caktuan një datë tjetër dhe shpresoj për një unitet paraprak nga gjithë subjekti ynë politik që të kemi marrëveshje sa më të efektshme”, shtoi ai.

Sipas tij, arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk varet vetëm nga faktorët politik në vend, por edhe nga aleatët amerikan dhe evropian.

“Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga shumë faktorë politik jo vetëm nga shqiptarët dhe serbët mirëpo edhe nga faktorët evropian dhe amerikan, sepse duhet të ndërmerren shumë veprime deri te finalja”, shtoi Rexhepi.

Ai beson se ShBA-ja do të vazhdojë t’i mbrojë interesat e Kosovës dhe do të arrijnë marrëveshje finale njohjen nga Serbia si tendencë për anëtarësim në OKB dhe institucione tjera.

“Ne jemi shtet dhe kemi edhe përfaqësuesin tonë kryeministrin Avdullah Hoti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”.

“Besoj se si krijues i shtetit të Kosovës, ShBA do të vazhdojnë dhe do t’i mbrojnë interesat tona dhe do të arrijnë marrëveshje finale njohjen e Kosovës nga Serbia si tendencë për anëtarësim në OKB dhe institucione tjera”.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell deklaroi se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 4 shtator.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti konfirmoi se do të marrë pjesë në takimin e thirrur në Uashington.

Ai tha se në këtë takim, me palën serbe do të takohen si dy shtete të pavarura.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?