KEDS po punon me intensitet të shtuar në projektet investive në shumë lagje të Prishtinës

KEDS po punon me intensitet të shtuar në projektet investive në shumë lagje të Prishtinës

KEDS ka filluar me intensitet të lartë  implementimin e projekteve investive në kryeqytet.  Mbi 800 punëtorët e angazhuar në këto projekte janë duke zhvilluar punimet anekënd Prishtinës. Në Bregun e Diellit, sikurse në lagjen Qafa dhe Pejton është duke u bërë rehabilitimi i rrjetit energjetik. Vetëm në Bregun e Diellit përfshihen 30 transformatorë, prej nga […]

KEDS ka filluar me intensitet të lartë  implementimin e projekteve investive në kryeqytet.  Mbi 800 punëtorët e angazhuar në këto projekte janë duke zhvilluar punimet anekënd Prishtinës. Në Bregun e Diellit, sikurse në lagjen Qafa dhe Pejton është duke u bërë rehabilitimi i rrjetit energjetik. Vetëm në Bregun e Diellit përfshihen 30 transformatorë, prej nga do të  marrin shërbime shumë  më  kualitative mbi 4500 konsumatorë  të  kësaj lagje. Për më  tepër, ata do të kenë edhe linja alternative të furnizimit, që nënkupton se në rast të ndonjë defekti apo intervenimi në rrjet, furnizimi i tyre do të kalojë menjëherë në linjën tjetër.

Përmes këtyre investimeve, Bregut të Diellit sikurse edhe shume lagjeve të Prishtinës, po i bëhet zgjidhje afatgjate në rrjetin e energjisë elektrike.

Këto projekte investive po bëhen në kuadër të mega projektit të KEDS për Prishtinën ku po investohen 17 milionë euro, që përfshijnë 90 për qind të rrjetit të tensionit të mesëm prej nga do të përfitojnë mbi 90 mijë konsumatorë. Pos linjave alternative, do të dyfishohen edhe kapacitetet e linjave nga 10 kV në  20 kV, të  cilat do të eliminojnë  mbingarkesat. Të njëjtën kohë do të eliminohen shtyllat, pasi pjesa dërrmuese e rrjetit do të vendoset nën tokë përmes kanaleve kabllovike.

Gjatë zëvendësimit të transformatorëve, siç do të bëhet nesër në një pjesë të Bregut të Diellit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për konsumatorët që janë në daljen përkatëse, pasi nuk mund të punohet nën tension. KEDS po bën maksimumin që ato ndalesa të jenë sa më të rralla. Por, procesi i zëvendësimit merr kohë gjatë gjithë ditës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?