Katër figura serbe padisin Vuçiqin për angazhim rreth shkëmbimit territorial

Katër figura serbe padisin Vuçiqin për angazhim rreth shkëmbimit territorial

Akademiku prof.dr. Kosta Çavoshki, prof. dr. Milo Lompar, prof. Dr. Dejan Miroviq, ish-deputeti nga Kosova Marko Jakshiq dhe Dragana Trifkoviq kanë ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me akuzën se duke u deklaruar e angazhuar për demarkim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i ka dëmtuar rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale të shtetit të Serbisë. […]

Akademiku prof.dr. Kosta Çavoshki, prof. dr. Milo Lompar, prof. Dr. Dejan Miroviq, ish-deputeti nga Kosova Marko Jakshiq dhe Dragana Trifkoviq kanë ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me akuzën se duke u deklaruar e angazhuar për demarkim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i ka dëmtuar rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale të shtetit të Serbisë. Përndryshe kjo vepër penale më herët quhej akt i madh tradhtie, transmeton Srbin info.

Kallëzimi penal është ngritur për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se që nga mesi i vitit 2018 e përfundimisht më 9 gusht të atij viti, në cilësinë e presidentit të Serbisë, Alekasandar Vuçiq në takimin e Brukselit me Hashim Thaçin si përfaqësues i paligjshëm i regjimit të paligjshëm në Prishtinë, në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe së drejtës ndërkombëtare (marrëveshjet e konfirmuara ndërkombëtare, rregullat e pranuara përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare, Rezolutës 1244 të KS të OKB-së), pa autorizim dhe në mënyrë sekrete është marrë vesh për t’ia dorëzuar regjimit të paligjshëm në Prishtinë Krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, si pjesë përbërëse e territorit të shtetit të Republikës së Serbisë. Njëkohësisht i ka ndihmuar Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin në tentimin e tyre për shkëputjen kundërkushtetuese të kësaj pjese të territorit të shtetit të Republikës së Serbisë, thuhet në kallëzim penal.

Këtë, siç thuhet aty, e ka bërë kur nga mesi i vitit 2018 në emër të Republikës së Serbisë ka marrë pjesë në bisedimet në Bruksel të organizuara nën patronatin e Bashkimit Evropian, dhe kur Aleksandar Vuçiqi në cilësinë e kryetarit të Republikës së Serbisë duke negociuar me Hashim Thaçin në mënyrë konkluduese e ka pranuar dhe është pajtuar me pushtimin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë dhe se në rastin konkret nuk i ka ndërprerë dhe nuk është larguar nga këto bisedime kundërkushtetuese.

Pas kësaj, sipas kallëzimit penal, me vetëdije i ka ndihmuar Thaçit, Haradinajt e Veselit që në mënyrë kundërkushtetuese ta coptojnë Kosovën e Metohinë, si pjesë e territorit të shtetit të Republikës së Serbisë, ashtu që pa autorizim dhe në mënyrë të fshehtë, i ka ofruar Hashim Thaçit si propozim zyrtar të Serbisë platformën e vet private dhe pazarin për demarkacionin ndërmjet Republikës së Serbisë dhe regjimit ilegal në Prishtinë si edhe shkëmbimin e pjesëve të territorit të shtetit president i të cilit është. Këtë, siç thuhet në kallëzim e ka vërtetuar dhe e ka zyrtarizuar më 9 gusht 2018, kur ka deklaruar: “Angazhohem për demarkacion me shqiptarët…kemi territor për të cilin nuk dihet se kush e si e trajton dhe çka e kujt i përket – kjo gjithmonë është burim potencial i konfliktit dhe problemeve”, ka transmetuar Srbin info.

Kundër këtij kallëzimi penal ka reaguar drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë Marko Gjuriq. Ai e ka quajtur sulm qyqar personalisht ndaj Vuçiqit dhe Serbisë para një faze vendimtare të luftës për Kosovën, që vjen nga radhët e përfaqësuesve të ish-regjimit që siç ka thënë ai, ka bërë çdo gjë që ta dorëzojë Kosovën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?