Kapen fëmijët, bëhen kërrsh baballarët: Shqiptari dhe serbi bëjnë për spital njëri-tjetrin

Një sherr i nisur nga fëmijët, ka çuar deri në një konflikt mes një zyrtari serb të Policisë së Kosovës dhe një qytetari në fshatin Gracë të Vushtrrisë. Dy fëmijët, një shqiptar dhe një serb janë rrahur mes vete. Në shenjë hakmarrje babai serb, ka dalë dhe e ka rrahur fëmijën shqiptar. E në këtë […]
Një sherr i nisur nga fëmijët, ka çuar deri në një konflikt mes një zyrtari serb të Policisë së Kosovës dhe një qytetari në fshatin Gracë të Vushtrrisë.
Dy fëmijët, një shqiptar dhe një serb janë rrahur mes vete. Në shenjë hakmarrje babai serb, ka dalë dhe e ka rrahur fëmijën shqiptar.
E në këtë konflikt është përfshirë edhe babai tjetër. Dy burrat janë rrahur me grushte dhe e kanë lënduar njëri-tjetrin.
Siç njofton një burim i Reporteri.net të dy burrat kanë marrë trajtim mjekësor.
Po ashtu mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore të stacionit të Vushtrrisë si dhe njësia e hetimeve regjionale Mitrovicë.
“Të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori. Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë burimi.
Ndërsa, zyrtarit policor do t’i dalë punë edhe me inspektoratin sepse për rastin Inspektorati Policor i Kosovës.
Mësohet se polici ka qenë jashtë orarit të punës dhe është punonjës I Policisë në Veri të Mitrovicës.












