Kandidati: Ismet Hebibi kërkon sërish të bëhet president i Kosovës, por me një kusht

Kandidati: Ismet Hebibi kërkon sërish të bëhet president i Kosovës, por me një kusht

Dëshira për t’u bërë president i vendit nuk i është shuar por tashmë ai ka edhe një kusht. Oftalmologu nga Juniku, Ismet Hebibi që në vitin 2016 e kishte vetëshpallur kandidaturën e tij vazhdon të synojë karrigen e të parit të shtetit madje kësaj here ekskluzivisht nga populli. Hebibi në një bisedë për Periskopin shpreh […]

Dëshira për t’u bërë president i vendit nuk i është shuar por tashmë ai ka edhe një kusht.

Oftalmologu nga Juniku, Ismet Hebibi që në vitin 2016 e kishte vetëshpallur kandidaturën e tij vazhdon të synojë karrigen e të parit të shtetit madje kësaj here ekskluzivisht nga populli. Hebibi në një bisedë për Periskopin shpreh indinjatën e tij me partitë politike të cilat sipas tij, po bëjnë pazare me postin e presidentit.

Tutje, Hebibi shprehet se vendi do të katandiset nëse nuk do ta ketë një president të zgjedhur direkt nga vota e popullit.

‘’President i vendit duhet të jetë ai që e zgjedhë populli, pa pazare politike mes partive. Presidenti i takon ekskluzivisht popullit, është njeri që paraqet unitetin e popullit njeri që kujdeset për të gjithë popullin. Asnjë lider partie asnjë njeri partie nuk kujdeset ashtu drejtpërdrejtë me zemër, shpirt dhe dije sikur presidenti. Kam respekt për të gjitha partitë, për të gjithë kandidatët por nëse edhe një herë nuk e zgjedhin presidenti vetë populli, kështu do të katandisemi. I kemi pasë pesë kriza presidenciale, arsyeja se partitë kanë garuar dhe kanë bërë pazare për figurën e presidentit. Partive ju takon kush fiton zgjedhjet me formu qeverinë, presidenti i takon ekskluzivisht popullit. Është zemra, shpirti, i Zoti i shtëpisë’’, thotë Hebibi.

I pyetur se a do të kandidojë sërish për president, Hebibi thotë se kjo do të ndodhte vetëm në rast se do t’i mundësohej të zgjidhej nga populli.

‘’Unë do të jem kandidat për president (vetëm) nëse votohet në parlament ligji që e mundëson zgjedhjen e drejtpërdrejt të presidentit përmes votës së popullit. Kandidatura do të ketë, por të gjitha janë mashtruese, janë impulsive janë gjëra që asnjëherë nuk ndodhin. Me situatën aktuale dhe ligjet dhe kushtetutën aktuale në fuqi presidenti vjen nga pazari politik mes partive dhe koalicionit që është në pushtet. Kështu që kot garohet, humbim kohë dhe asgjë s’ka nga ajo punë. E vetmja figurë ekskluzive, unike e ditur e menqur dhe e pakorruptuar duhet të jetë president i Kosovës. Nëse ka person më të ditur dhe më të pakorruptuar se unë, me kënaqësi e përkrahi’’, përfundon Ismet Hebibi.

Një kusht të ngjashëm për t’u rikandidatuar për pozitën e presidentit e kishte pasur edhe aktuali, Hashim Thaçi. Ai ka paralajmëruar disa herë pensionimin nga politika nëse nuk ndryshohej ligji për zgjedhjen e presidentit./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?