Ismajli paralajmëron se të gjithë ata që nuk i respektojnë masat anti-Covid, do të gjobiten

Ismajli paralajmëron se të gjithë ata që nuk i respektojnë masat anti-Covid, do të gjobiten

Komuna e Gjilanit ka paralajmëruar të gjithë ata që nuk i respektojnë vendimet e qeverisë kundër përhapjes së koronavirsuit. Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e mbajtur sot është njoftuar për rastet më të reja pozitive me virus, ndërkohë që nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka […]

Komuna e Gjilanit ka paralajmëruar të gjithë ata që nuk i respektojnë vendimet e qeverisë kundër përhapjes së koronavirsuit.

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e mbajtur sot është njoftuar për rastet më të reja pozitive me virus, ndërkohë që nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat anti-Covid, në mënyrë që të ulen rastet e infeksionit.

Ismajli, i cili tash e pesë muaj po udhëheq me operacionet në Gjilan, duke iu referuar Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, ka konfirmuar se nga 18 raste pozitive janë sot në Gjilan nga mostrat e punuara në 24 orët e fundit.

“Sot kemi edhe 18 raste të reja në Gjilan. Nga 526 raste pozitive sa ka Gjilani në periudhën e përballjes me pandeminë Covid-19, prej të cilëve 332 pacientë janë shëruar plotësisht, 177 raste aktive dhe nën monitorimin e vazhdueshëm dhe fatkeqësisht 17 raste të vdekjes. 34 raste janë të hospitalizuar dhe sipas mjekëve kujdestarë, gjendja e tyre është stabile. Jemi në pritje të rezultateve edhe për 40 mostra që janë marrë ditën e sotme dhe gjatë vikendit”, ka deklaruar Ismajli.

Ai ka bartur gjithashtu shqetësimin e Komitetit të emergjencave për mosrespektimin e masave mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shtetit, për çka inspektorët në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës do të jenë në terren në vazhdimësi.

“Për të gjithë ata që nuk u zbatojnë rekomandimet e institucioneve të shtetit, paralajmërojmë se ekipet e inspektorëve në bashkëpunim me policinë të asistuar edhe nga ekipet shtesë nga niveli qendror, janë vazhdimisht në terren që do të shqiptojnë gjoba dhe instruksione në kuadër të mbrojtjes ndaj Covid-19 dhe ruajtjes së shëndetit”, ka njoftuar nënkryetari Ismajli.

Më tej, ai ka thënë se Komuna e Gjilanit është gardiane e mbështetjes së vazhdueshme të bizneseve në përgjithësi, gjatë gjithë kësaj periudhe të përballjes me virusin, mirëpo ka kërkuar mirëkuptimin e tyre që të jenë, po ashtu, kujdestare në respektimin e vazhdueshëm të masave mbrojtëse për ta ruajtur shëndetin e përgjithshëm qytetarë.

“Lajmi i mirë është që pas inspektimit në terren, kemi vendosur që të hapen çerdhet dhe të gjitha janë të përgatitura edhe në zbatimin e masave mbrojtëse të parapara me rregullat e publikuara nga institucionet qendrore”, ka njoftuar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?