Ish komandanti i KFOR-it, Reinhardt: Thaçi, i përkëdheluri i Albrightit

Ish komandanti i KFOR-it, Reinhardt: Thaçi, i përkëdheluri i Albrightit

Hashim Thaçi u bë numri një i politikës kosovare ende pa pasur një parti politike prapa tij, duke iu falënderuar përkrahjes amerikane, shkruan Klaus Reinhardt, ish-komandant i KFOR-it, në librin e tij “Shënime/ditari si komandant gjerman në Kosovë”. “Hashim Thaçi, i cili edhe pse ende nuk ka një parti politike prapa veti, duke u mbështetur […]

Hashim Thaçi u bë numri një i politikës kosovare ende pa pasur një parti politike prapa tij, duke iu falënderuar përkrahjes amerikane, shkruan Klaus Reinhardt, ish-komandant i KFOR-it, në librin e tij “Shënime/ditari si komandant gjerman në Kosovë”.

“Hashim Thaçi, i cili edhe pse ende nuk ka një parti politike prapa veti, duke u mbështetur në përkrahjen e sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, do të bëjë çmos që të bëhet personi politik numër një në Kosovë”, kishte shkruar Reinhardt.

Ndërsa, duke folur për takimin e tij me Thaçin, bisedat me të dhe të kaluarën e tij, Reinhardt shkruan se bisedat ishin mjaft të mira.

“Bisedës i qasemi mjaft mirë. Thaçi më flet për rininë e tij në Luginën e Drenicës. Në fillimin e viteve 90, ai kishte filluar studimet në Prishtinë. U bë udhëheqës i studentëve dhe me disa miq themeloi një lëvizje të armatosur studentore, që u shndërrua në paraardhëse të UÇK-së.  Ai u dënua me 10 vite burg nga regjimi i Milosheviqit, por ai arriti me kohë të arratisej në Zvicër për të vazhduar studimet”.

Reinhardt kujton se ngritjen në skenën politike, Thaçi e kishte arritur në fillim të vitit 1999, gjatë bisedimeve paqësore të Rambujesë.

“Ai tërhoqi vëmendjen edhe të sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, të cilës i pëlqeu paraqitja e tij dhe e cila që nga ai moment mbështetej në të si një forcë politike në ardhje në Kosovë”.

“Fillojmë të bisedojmë për statusin e Kosovës. Ia bëjë të qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk do të pranojë një Kosovë të pavarur dhe të pastër shqiptare. Thaçi flet për ardhmërinë shumetnike të Kosovës, duke më premtuar se serbët e mbetur në Kosovë nuk do të dëbohen. Unë nënvizoj se ndihmat financiare mund të sigurohen vetëm me anë të bashkëjetesës paqësore, gjë që u pranua në tërësi nga Thaçi”, kujton Reinhardt bisedën me Thaçin. /Lajmi.net/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?