IPK: 32 policë janë suspenduar e 18 të tjerë janë arrestuar

IPK: 32 policë janë suspenduar e 18 të tjerë janë arrestuar

Në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) kanë pranuar 800 ankesa ndaj zyrtarëve policor, ku 300 prej tyre janë hetuar penalisht. Kushtrim Hodaj, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në IPK, në një intervistë për Ekonomia Online ka konfirmuar se nga këto ankesa 32 zyrtarë policor janë suspenduar, kurse janë arrestuar 18. Ai ka sqaruar se është […]

Në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) kanë pranuar 800 ankesa ndaj zyrtarëve policor, ku 300 prej tyre janë hetuar penalisht.

Kushtrim Hodaj, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në IPK, në një intervistë për Ekonomia Online ka konfirmuar se nga këto ankesa 32 zyrtarë policor janë suspenduar, kurse janë arrestuar 18.

Ai ka sqaruar se është kërkuar suspendimi edhe i gjashtë punonjësve të Policisë.

“Ne edhe këtë vit edhe pse ka qenë vit i pandemisë ne kemi pranuar numër të njëjtë të ankesave dhe të punonjësve të Policisë dhe kemi pranuar 800 ankesa deri më tani ndaj punonjësve të policisë ku një pjesë e tyre janë cilësuar si shkelje administrative dhe mbi 300 janë hetuar penalisht nga Inspektorati Policor”.

“Deri më tani rezulton që janë arrestuar diku 18 punonjës të Policisë dhe janë suspenduar 32 punonjës të Policisë. Sa i përket zhvillimit të planit operativ për zbatimin e masave nga ana e Policisë në gjatë monitorimit ekipet tona kanë hasur në disa parregullsi dhe është kërkuar suspendimi i 6 punonjësve të Policisë”.

Ai më tej ka sqaruar se kanë pranuar disa ankesa sa i përket qasjes selektive të zyrtarëve policore në raport me qytetarët për respektimin e masave kundër pandemisë.

Për këtë qëllim ai tha se kanë ndërmarrë një plan operativ për monitorimin e veprimeve të Policisë.

“Ne në kuadër të autorizimeve tona ligjore kemi për mandat monitorimin dhe mbikëqyrjen e zyrtarëve policor dhe pas disa shqetësimeve prej qytetarëve dhe grupeve të caktuara qoftë biznese, apo zyrtarëve komuna dhe kemi hasur që ka pasur shqetësime ndoshta në mënyrën jo të drejtë të zbatimit të masave nga ana e Policisë apo për një qasje selektive në disa raste ndaj disa qytetarëve ose bizneseve”.

“…në kuadër të saj ne kemi ndërmarrë një plan operativ që të monitorohen veprime të Policisë dhe të sigurohen qytetarët që vendimet e Qeverisë dhe masat nga Qeveria po zbatohen në mënyrë të drejtë nga ana e tyre. Dhe kjo ka pasur një efekt të drejtë sepse ka arritur të rrisë efikasitetin e Policisë”.

Inspektorati i Policisë së Kosovës dhe Prokuroria kanë konstatuar se dy zyrtarët policorë, të përfshirë në përleshje me dy qytetarë në Ferizaj, nuk i kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

Më 14 gusht, në orët e mbrëmjes, dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gjatë inspektimit të zbatimit të masave ndaj COVID-19, në një qendër tregtare në Ferizaj, ishin përleshur me dy qytetarë, të cilët nuk kishin respektuar masat kundër pandemisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?