IKShP me qëndrim rreth testimit të Kryeministrit por habitë me këtë fjali: Gjithkush ka të drejtë të infektohet

IKShP me qëndrim rreth testimit të Kryeministrit por habitë me këtë fjali: Gjithkush ka të drejtë të infektohet

Isntituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është kycur në debatin rreth testimit të kryeministrit Avdullah Hoti. IKShP thotë të mos përhapen dezinformata dhe se ‘kryeministri e ka lajmëruar opinionin me kohë”. IKShP kycet kështu në debatin që karakterizoi ditën në Kosovë, e i cili u nis nga deputetja Mimoza Kusari – Lila. Mirëpo një fjali që […]

Isntituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është kycur në debatin rreth testimit të kryeministrit Avdullah Hoti. IKShP thotë të mos përhapen dezinformata dhe se ‘kryeministri e ka lajmëruar opinionin me kohë”.

IKShP kycet kështu në debatin që karakterizoi ditën në Kosovë, e i cili u nis nga deputetja Mimoza Kusari – Lila.

Mirëpo një fjali që habitë në këtë reagim është: “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”, pasiqë nuk ka ndonjë – si të themi- shpjegim logjik në këtë situatë.

Njoftimi i plote:

Qytetarë të dashur të vendit tonë!

Sot janë perhapur lajme të pa baza për mosrespektim të rekomandimeve të IKSHPK, ku të jep përshtypje se njerëz të caktuar, përfshirë edhe instancat e larta te shtetit nuk paskan të drejtë të infektohen. Me respekt ju perkujtojë që virusi nuk zgjedh as moshë as racë as gjini e as shtresa shoqërore. Virusi është kudo dhe nuk e zgjedh askend.

Gjithkush ka të drejtë të infektohet.

Ju lutemi të mos përhapen dezinformata kuturu. Qytetarët tanë nuk e meritojnë të bëhet presion psikologjik por tu ndihmohet ta tejkalojmë sa më lehtë këtë pandemi që po na rrezikon të gjithëve. Kontributi i të gjithëve është i mirëseardhur duke zbatuar rekomandimet e Institutit Kombëtar dhe duke bartur maskën si mjet parandalues obligativ.

Ju lutemi për vetëpërmbajte sepse virusi nuk njeh politikë as funksion politik as fe as etni.

Ju themi me kompetencë të plotë se Kryeministri e ka lajmëruar opinionin në kohë rekorde posa e ka marr informaten për SARS CoV-2.

IKSHPK flet me fakte për këtë dhe i përgjigjet të gjithë atyre që tentojnë të përbuzin e kritikojnë punën e Institutit Kombëtar.

Diagnostikimi laboratorik bëhet sipas indikacioneve epidemiologjike dhe deri sot janë testuar të gjithë që kanë pasur nevojë për shërbim. Rezultatet laboratorike përkundër vështërsive dalin brenda 4 orë deri 24 orë e që paraqet punë të vetëmohueshme te ekipit te ekspertëve të Mikrobiologjisë që krahasohet me laboratoret më të avacuara botërore qoftë për intervalin kohor të shkurtë, qoftë për besueshmërinë e rezultateve. Këtë më së miri e dijnë pacientët e hospitalizuar të cilët po trajtohen me dinjitet nga profesionistët shëndetësor.

Njëherit ekspertët e Institutit Kombëtar ju lusin të ndalen thashethemet, sulmet dhe insinuatat sepse po na pengoni në punë nga ky presion psikologjik, politik e medial. Edhe ashtu jemi ekip i vogël në numër po zemërgjërë të sakrifikojmë jetët tona për të mbrojtur shëndetin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju lutemi na leni të punojmë në misionin tonë të shenjtë.

Instituti Kombëtar apelon në vetëpërmbajtje sepse është shumë antihimane të merren njerëzit me gjëra personale të kujtdo qofshin në kohë pandemie dhe të lëndohet qenia humane dhe të hidhet gur e dru mbi Institutin Kombëtar nga njerëz që nuk kanë dëshmuar suksese dhe gjitholog që janë duke dëmtuar imazhin e mjekut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?