Hyseni flet pas takimit në Bruksel: Ka shenja bukur serioze se synohet një manipulim i gjithë procesit nga Serbia

Hyseni flet pas takimit në Bruksel: Ka shenja bukur serioze se synohet një manipulim i gjithë procesit nga Serbia

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka thënë se Serbia është treguar jokonstruktive në takimin që kanë pasur sot në Bruksel në nivel ekspertësh. Sipas tij, Serbia në takim të përbashkët me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u është kthyer “elementëve për të cilët kemi pas […]

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka thënë se Serbia është treguar jokonstruktive në takimin që kanë pasur sot në Bruksel në nivel ekspertësh.

Sipas tij, Serbia në takim të përbashkët me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u është kthyer “elementëve për të cilët kemi pas dakordim në parim”.

“Pala serbe sot është treguar jokonstruktive. Dhe kjo duhet të theksohet me zë të qartë dhe të lartë. Pala serbe sot madje u është kthyer edhe elementëve për të cilët kemi pas dakordim në parim. Serbia ka bë përpjekje që të rihapë kapitujt të caktuar të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për të cilat kemi pasur një dakordim në parim. Krejt kjo vërteton atë brengën, atë shqetësimin që unë kam shfaqur prore se Serbia synon të zvarrisë, të vendosë në tavolinë çështje të cilat kanë vetëm një synim, që procesi të zvarritet e të rrëshqasë eventualisht në diçka që ne assesi s’do ta pranojmë”, ka thënë Hyseni pas takimit.

“Sidoqoftë, Kosova edhe sot ka vazhduar të jetë shumë konstruktive në kuptim të mbrojtjes rigoroze të interesave të saj, por në të njëjtën kohë duke qenë pala që ka përnjëmend këtë proces e synon të arrijë marrëveshje paqeje e normalizimi me Serbinë. Pa shmangshëm kjo marrëveshje duhet të sjellë njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. S’mund të ketë asnjë marrëveshje tjetër. Njohja reciproke e krijon atë paradispozitën thelbësore për të trajtuar të gjitha çështjet që mund të ekzistojnë mes shteteve, çështje kontestuese, të interesit të ndërsjellë apo quajeni si të doni. Ka tani çështje të tilla e do të ketë në të ardhmen e përjetësisht do të ketë çështje kontestuese mes dy shteteve sovrane e të pavarura. Do të ketë tema të tilla që në aktualitetin e sotëm s’janë të pranishme, por një ditë mund të dalin. Mirëpo korniza që garanton trajtim dhe zgjidhje e zbatim të çdo marrëveshje të çfarëdo çështjesh që ekzistojnë është njohja reciproke. Pa këtë kornizë ne vetëm mund të rrëshqasim në dhjetë vjetësh tjetër të humbjes së kohës krejtësisht pa nevojë dhe të thellimit të mospajtimeve që edhe ashtu janë të mëdha”, ka thënë ai para gazetarëve.

Hyseni tutje ka thënë se “nuk duhet të lejohet që procesi të manipulohet nga Serbia”.

Sipas tij, “ka shenja bukur serioze se synohet një manipulim i gjithë procesit”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?