Hoxhaj: E pamoralshme që LDK e AAK po flasin në këtë kohë për president

Hoxhaj: E pamoralshme që LDK e AAK po flasin në këtë kohë për president

6 muaj para përfundimit të mandatit të presidentit, partitë politike në pushtet kanë filluar garën për këtë post. Pas AAK-së, tash edhe LDK synon presidentin. E PDK e vlerëson si garë të pamoralshme. Thotë se koalicioni qeverisës do të duhej të merrej me tema që e preokupojnë qytetarin e jo me pazare politike. Pavarësisht se […]

Pas AAK-së, tash edhe LDK synon presidentin. E PDK e vlerëson si garë të pamoralshme. Thotë se koalicioni qeverisës do të duhej të merrej me tema që e preokupojnë qytetarin e jo me pazare politike.

Pavarësisht se presidentit i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka edhe 6 muaj mandat, apetitet e partive politike aktualisht në pushtet janë shtuar, madje edhe duke u deklaruar publikisht se ky post  u takon atyre.

Këta zëra janë shtuar sidomos pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj presidentit Thaçi e cila ende mbetet e pakonfirmuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës po e kërkon pozitën më të lartë shtetërore pak ditë pasi Ramush Haradinaj tha se vendi shkon në zgjedhje nëse ai nuk e merr postin e presidentit.

Zv.kryeministri i Republikës së Kosovës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se Kosova e ka presidentin të cilin e respekton AAK, por nëse në rrethana të tjera do të diskutohej  njeriu më i denjë për këtë post do të ishte Ramush Haradinaj, raporton RTK.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj garën e partnerëve të koalicionit për postin e presidentit e ka quajtur të pamoralshme.

Tutje Hoxhaj ka deklaruar se LDK dhe AAK do të duhej të merreshin me tema që e preokupojnë qytetarin e jo me pazare politike.

Ndërkohë, nesër në orën 14:00 është paralajmëruar se do të mbahet një takim i krerëve të  koalicionit qeverisës Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj ku temë diskutimi pritet të jetë shkuarja në Uashington dhe çështja e Presidentit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?