Hoti zyrtarisht fton PDK-në dhe VV-në të jenë pjesë e delegacionit për takimin në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga partitë opozitare që të propozojnë nga një përfaqësues që do të jetë pjesëmarrës në takimin e 4 shtatorit të Uashington. Këtë, Hoti e ka bërë të ditur me anë të një konference për media, teksa ka thënë se arsye e një ftese të tillë është rëndësia jetike […]

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga partitë opozitare që të propozojnë nga një përfaqësues që do të jetë pjesëmarrës në takimin e 4 shtatorit të Uashington.

Këtë, Hoti e ka bërë të ditur me anë të një konference për media, teksa ka thënë se arsye e një ftese të tillë është rëndësia jetike e këtij takimi.

“Jemi duke organizuar edhe delegacionin që do të marrë pjesë që kryesohet nga unë. Do të tentoj që në delegacion të përfshihen të gjithë pa dallim, sepse ky është një takim që e kemi pritur tash e sa kohë. Sot kam dërguar letër edhe tek partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre për takimin në Shtëpinë e Bardhe dhe në takimin e Brukselit”, ka thënë Hoti.

Tutje, Hoti ka folur edhe për takimin e nesërm në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, ku palën kosovare pritet ta përfaqësojë koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni.

Hoti ka thënë se nesër do të diskutohen temat që kanë të bëjnë me njohjen reciproke, si dhe çështjet ekonomike.

“Ju e dini se kemi një dakordim edhe me partnerët që dialogun ne e zhvillojmë për njohje reciproke dhe për normalizim. Nesër diskutimet që bëhen në Bruksel janë diskutime për njohje reciproke. Nesër diskutohen çështjet ekonomike”, thënë Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?