Horror në Suedi: Përdhunohen e varrosen të gjallë dy adoleshentë, policia i nxjerr pas 10 orësh

Dy adoleshentë në Suedi janë tortuar, përdhunuar e më pas janë varrosur të gjallë. Dailymail shkruan se ngjarja ka ndodhur të dielën që lam pas. Sulmuesit fillimisht kanë dashur t’iu shesin të rinjve substance narkotike dhe pasi kanë refuzuar ata janë marrë me forcë dhe janë dërguar te varrezat, thotë policia suedeze, përkthen Periskopi. Mediumi […]
Dy adoleshentë në Suedi janë tortuar, përdhunuar e më pas janë varrosur të gjallë.
Dailymail shkruan se ngjarja ka ndodhur të dielën që lam pas. Sulmuesit fillimisht kanë dashur t’iu shesin të rinjve substance narkotike dhe pasi kanë refuzuar ata janë marrë me forcë dhe janë dërguar te varrezat, thotë policia suedeze, përkthen Periskopi.
Mediumi shkruan se dikush e ka lajmëruar policinë pasi ka dëgjuar zhurmë derisa kjo raportohet të ketë ndodhur 10 orë më pas (pasi janë varrosur të gjallë).
Dy adoleshentët, mosha e të cilëve nuk është e njohur, janë gjetur të gjallë dhe të zhveshur. Policia ka arrestuar dy persona, një 18 dhe një 21 vjecar për këtë ngjarje./Periskopi/












