Hapen çerdhet në Fushë-Kosovë, drejtuesit zotohen për respektim të masave kundër pandemisë

Hapen çerdhet në Fushë-Kosovë, drejtuesit zotohen për respektim të masave kundër pandemisë

Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë vendim që çerdhet mund të fillojnë punën nga dita e marta. Drejtoresha e çerdhes “VIP KIDS”, Jehona Shala-Mjeku për Ekonomia Online ka thënë se vendimi i komunës ka qenë i mirëseardhur. Sipas saj, Qeveria nuk iu ka ndihmuar në kompensimin e pagesave të edukatore e dhe të qerave. “Vendimi ka […]

Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë vendim që çerdhet mund të fillojnë punën nga dita e marta.

Drejtoresha e çerdhes “VIP KIDS”, Jehona Shala-Mjeku për Ekonomia Online ka thënë se vendimi i komunës ka qenë i mirëseardhur.

Sipas saj, Qeveria nuk iu ka ndihmuar në kompensimin e pagesave të edukatore e dhe të qerave.

“Vendimi ka qenë shume i pritshëm si nga ana jonë po ashtu edhe i prindërve. Meqenëse prindërit kanë qenë shumë të interesuar për sjelljen e prindërve në kopsht pasi disa prej tyre punojnë në sektorin e shëndetësisë, policisë”.

“Vendimi ka qenë i pritshëm për neve meqenëse Qeveria e Kosovës, nuk ka bërë kompensim as në pagat e edukatorëve dhe as të qerave”.

Shala-Mjeku mes tjerash ka thënë se kanë marr të gjitha masat e nevojshme për parandalim të Coronavirusit.

Ajo ka thënë se edhe fëmijët i dezinfektojnë duart sa herë të vinë si dhe u matet temperatura. Tutje ka thënë se edhe prindërit zbatojnë masat e duhura sa herë që i sjellin fëmijët në çerdhe.

“Objekti është dezinfektuar qysh në fillim të majit, kur kemi filluar qysh me 1 qershor, po ashtu kemi bërë dezinfektime edhe këtë herë kur kemi filluar”.

“Të gjithë prindërit janë të pajisur me maska dhe ata i përmbahen rregullores si dhe asnjë prindër nuk lejohet të hyjë brenda pa maska”.

Njëjtë ka vepruar edhe çerdhja private “Bota Magjike” në Fushë Kosovë ku ka hapur dyert për të gjithë fëmijët, raporton EO.

Edhe pse nuk kanë pranuar të flasin para kamerave ata kanë thënë se masat po respektohen, dhe se objekti është dezinfektuar si dhe ata që janë pa maska do të kthehen mbrapsht.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?